Instrumentistët e rinjë në Durrës do të japin një koncert në katedralen ‘SHËN LUCIA’
Nxënësit e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës ishin mbrëmjen e kaluar protagonistë të një koncerti që u shfaq në katedralen “Shën Lucia” të qytetit bregdetar, në kuadër të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Artistët e rinj të kuintetit “Pjetër Dungu”, nën drejtimin e pedagogut Saimir Kalaja, përcollën për artëdashësit vepra muzikore nga kompozitorë vendas dhe të huaj si Maskanji, Verdi dhe Zadeja. Ndër artistët e rinj që spikatën në këtë koncert përmenden Andi Mehmetaj, Marsel Pilavi, Olta Juba, Mentor Bejaj etj.
Koncerti u hap me këngën “Dua më shumë Shqipërinë”, për të vijuar më pas me pjesë të tjera, ndërsa vecohet intepretimi i Marshit të Radeskit, i cili u duartrokit gjatë nga artedashësit.
Shkolla e mesme artistike "Jan Kukuzeli" ka një traditë në evidentimin dhe promovimin e talenteve të reja në fushën e muzikës.