Integrimi – Ministri i Jashtëm Haxhinasto takon në Romë homologun Franko Fratini

Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të homologut të tij të Republikës Italiane Franco Frattinit. Haxhinasto do të qëndrojë në shtetin fqinj, në Itali në datat 9 dhe 10 janar të 2011-ës.
Gjatë kësaj vizite dy ditore Ministri i Punëve të Jashtme Haxhinasto do të takohet me ministrin e Jashtëm të Italisë, Franco Frattinin.
Në këtë takim çështjet për të cilat do të bisedojnë dy homologët do të jenë: ecuria e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, axhenda e integrimit europian e Shqipërisë, si dhe zhvillimet më të fundit në rajon.
Numri një i diplomacisë shqiptare Haxhinasto do të zhvillojë, gjithashtu, takime edhe me personalitete të larta të politikës italiane, me ambasadorë të vendeve të akredituar në vendin tonë që janë rezidentë në Romë, si dhe me përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptar në Itali.