E Diel, 1 Nëntor 2026

“KQZ-ja zbatoi ligjin, tani nevojitet reforma zgjedhore”

10-01-2011 / Gazeta 55

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume

I mandatuari nga Kuvendi dhe shoqëria civile për përmirësimin e Kodit Zgjedhor, Kristaq Kume pak ditë pas nisjes së procesit për pastrimin e kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës deklaron se vendimmarrja e 7 janarit nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është konform ligjit elektoral. Në këtë kontekst duke iu referuar edhe deklaratës së Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Tom Countryman, Kume thotë se, qëndrimi i Uashingtonit i tërheq vëmendjen klasës politike për të gjetur vullnetin për procesin e ardhshëm elektoral dhe për të lexuar siç duhet rekomandimet e OSBE-së.
Ish- kryetari i KQZ-së thotë se tashmë, pas këtij vendimi, politika duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimit për reformën zgjedhore. Ndaj ai bën apel faktorit politik, teksa i kujton se është e vonuar në ngritjen e administratës zgjedhore.
Thirrje për bashkëpunim pa vonesa në reformën zgjedhore dhe përgatitjen e zgjedhjeve vendore, u janë drejtuar partive politike jo vetëm nga Uashingtoni, por edhe nga Bashkimi Europian, Parlamenti Europian dhe OSBE.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›