Albani, djali tjetër i Artës, korrier i “Hakmarrjes”

Forcohen argumentet që faktojnë lidhjet e ngushta të familjes Dade-Dabulla me bandën famëkeqe të “Hakmarrjes për Drejtësi”, por nuk ngelet pas në këtë pozicion, as ajo e Lushnjes që kryesohej nga Aldo Bare. Një vit më parë Alban Dabulla, djali i Arta Dades, lakohej në media se ka luajtur për vite me radhë rolin e korrierit të organizatës kriminale, “Hakmarrja për Drejtësi”. Sy pako që i dërgoheshin me postë Orik Shytit, pra njërit prej eksponentëve të organizatës më të rrezikshme kriminale të “Hakmarrjes për Drejtësi”, mbanin firmën e Alban Dabullës, ndonëse vazhdon të mbetet enigmatik fakti tjetër, se çfarë përmbanin kutitë në fjalë. Lakimi i pavullnetshëm i familjes së deputetes së Lagunës, në afera kriminale dhe bashkëpunime të ngushta me bandat terroriste, të cilat kanë marrë dhjetëra jetë njerëzit dhe qindra të plagosur, ndonëse ka nxjerrë në pah prova dhe fakte të konsiderueshme, këto vazhdojnë të jetë sipërfaqësore për organet e drejtësisë. Drejtësia, në tërësi dhe mirëfilltazi s’e ka kryer aspak rolin e saj themeltar, vënien e Drejtësisë, por ka luajtur rolin e sekserit mes bandave të krimit të organizuar. Janë pikërisht lidhjet e krimit ato që e shndërrojnë Daden në njeriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës. Daden dhe Ramën i bashkon Aldo Bare dhe “Hakmarrja për Drejtësi”. Pra zonja, që në emër të Ramës kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës nuk është gjë tjetër, veçse ndrikulla e “Hakmarrjes për Drejtësi” që zbaton urdhrat e kumbarit Edvin Kristaq Rama. Ndërkaq, është e ditur tashmë se edhe Edi Rama në sajë të përgjimeve telefonike të Dondollakut, citohet se personalisht Edi Rama është i lidhur me “Hakmarrjen për Drejtësi” që kryesohej nga Orik Shyti. Sipas zbardhjeve të bisedave telefonike, “Hakmarrja për Drejtësi” dhe Orik Shyti, ishin të shqetësuar se Edi Rama rrezikonte të humbiste mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shqetësim ky i justifikueshëm pasi kjo bandë dispononte miliona lekë investime dhe pasuri të vëna në rrugë antiligjore dhe në sajë të favoreve të kryebashkiakut, që u dha mundësinë të pastronin paratë në kryeqytetin shqiptar përmes sektorit të ndërtimit.
...