Njerëzit e Bllokut kërkojnë mbrojtjen e pasardhësve të nomenklaturës

Djali i Arta Dades, Besnik Dabulla, është lënë në arrest shtëpie nga gjykata e Tiranës, duke nulifikuar aksionin shqiptar ndaj celulave të pinjollëve të brezit të dytë të Bllokut Enverist. PD ka kërkuar zyrtarisht që drejtësia të mos mbrojë njerëzit e Bllokut, sidomos eksponentët e Hakmarrjes për Drejtësi, por PS dhe Prokuroria heshtin, duke shpresuar tek arratisja e pinjollëve të brezit të dytë
Gjykata e Tiranës përligji aktin mafioz të Dabullës
Partia e Demokratike ka reaguar për incidentin e ndodhur në Bllok, ku djali i deputetes së PS-së, Arta Dade plagosi një qytetar me armë dhe gjykata vendosi për të, vetëm arrest shtëpie. Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Fatos Hoxha, ka kërkuar nga drejtësia të mos privilegjojë njerëzit e ish-bllokut. Deputeti Fatos Hoxha tha se djemtë e Arta Dadës janë të njohur lidhur me grupit “Hakmarrja për drejtësi” dhe se ata nuk janë të panjohur për drejtësinë. “Pak muaj më parë u bënë publike nga mediat, lidhjet e Arta Dades dhe djemve të saj, me “Hakmarrjen për Drejtësi”, eksponentë të së cilës janë kërkuar nga Drejtësia shqiptare si të dënuar në formë përfundimtare. Reagimi publik i banditëve të Dades ishte “faleminderit Mami për lidhjet dhe miqësitë që na ke krijuar”... Ekzistojnë mijëra dokumente për lidhje të djemve të Arta Dade me organizatën terroriste, “Hakmarrja për Drejtësi’”, u shpreh deputeti i PD-së. Fatos Hoxha në emër të mazhorancës tha se lënia e lirë e banditëve të tillë është karshillëk që i bëhet ligjit dhe drejtësisë. “Lenia e lirë e banditëve të këtij niveli, është një skandal për Drejtësinë shqiptare. Është karshillëk ndaj ligjit, ndaj opinionit publik dhe mijëra shqiptarëve të ndershëm”, tha ai. Deputeti Fatos Hoxha tha se ata që përgjakin Tiranën dhe mbajnë armë pa leje duhet të dënohen në bazë të ligjit. “Pyetja që vjen natyrshëm është: Përse Drejtësia privilegjon njerëzit e bllokut? A do të ishte dënuar me burg çdo qytetar tjetër që mban armë pa leje dhe qëllon pa iu dridhur dora? A nuk është kjo e di-sata herë që këta banditë bllokmenësh të rinj, përgjakin Tiranën. A ka ardhur koha që instancat e Drejtësisë të reagojnë ndaj krimeve edhe të bllokmenëve të rinj?”, deklaroi më tej deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha.
Gjykata e Tiranës përligji aktin mafioz të Dabullës
Djali i ish deputetes së Lagunës, aktualisht ende militon në Partinë Socialiste Arta Dade, mori pjesë pak ditë më parë në një përplasje me armë mes trashëgimtarëve të familjeve ish-bllokmenë, duke lënë të plagosur nipin e Adil Çarçanit, ish kryeministri i fundit i nomenklaturës hoxhiste. Gjykata ka dhënë dje masën e ndëshkimit. Ndonëse është treguar tolerante nga kjo anë. Vetëm ‘arrest shtëpie’ për Besnik Dabullën, është masa e sigurisë caktuar nga Gjykata e Tiranës, ndërsa Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 ditë burg. Ai akuzohej për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje të rëndë”. Mbrëmjen e së mërkurës, Besnik Dabulla akuzohet se ka plagosur shokun e tij, Endri Lufi, në dalje të lokalit, në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Edrin Lufi deklaron në aktin në fjalë se plagosja e tij ishte aksidentale dhe se ka raporte shumë miqësore me Dabullën, por kjo sigurisht që nuk e lejon atë t’i aprovojë lirinë të arrestuarit në një kohë kur ai ka kryer një krim, ka shkelur ligjin dhe ligji ndëshkon shkelësin. Ndalimi i Dabullës u krye po atë natë në dalje të spitalit, ku kishte shkuar për të dorëzuar për mjekim Lufin, nipin e ish-kryeministrit komunist të Shqipërisë, Adil Çarçani. Tendenca e Endrin Lufi, për të shfajësuar ‘shokun’ Dabulla, i cili i drejtoi armën qoftë me dashje, apo pa dashje ose me qëllim, për ta ekzekutuar apo thjesht për ta trembur, duke e lënë të plagosur, është thjesht përpjekja për të mbrojtur kupolën vrastare të trashëgimtarëve të nomenklaturës. Drejtësia duhet të kishte dhënë formën e vërtetë të ndëshkimit, aq më tepër kur bëhet fjalë për një person i cili nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare...
...