Arta Dade, ish-deputetja e Karavastasë, miqësi me bandën që ka shkaktuar 10 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur

10-01-2011 / Gazeta 55
Miqësia e shëndoshë e Arta Dades me krimin e organizuar s’është kurrsesi një informacion i ri. Kjo miqësi e shëndoshë është përgjegjëse për vendosjen e autobombës së parë në Ballkan. Kjo miqësi e shëndoshë është përgjegjëse për vdekjen e 6 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e 20 të tjerëve. Mbi këtë miqësi të shëndoshë rëndojnë 10 vrasje të tjera për të cilat është dënuar nga drejtësia shqiptare me vendime të formës së prerë në mënyrë të përsëritur. Ndërkohë që Arta Dade dhe djemtë e saj ndajnë trofetë e krimeve të shëmtuara të kësaj organizate. Edhe sot, në kohët moderne Drejtësia shpërfillet, qytetarët shqiptarë ndjehen të rrezikuar dhe kjo, vetëm e vetëm që të mos preket kupola e trashëgimtarëve të diktaturës hoxhiste.
...