Integrimi, Ambasadori danez: Përgjegjësi e të gjitha palëve
TIRANË- Ambasadori i Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen, vendi i të cilit mban Presidencën e Rradhës së Bashkimit Europian, i bëri dje apel klasës politike në Shqipëri të gjejë vullnetin politik për të plotësuar rekomandimet e BE për integrimin.
Çfarë mendoni ju për statusin në ardhshëm të integrimit të Shqipërisë në BE gjykuar edhe nga pengesat e fundit që ka prodhuar situata politike në vend?
Janë 12 rekomandimet që BE i ka kërkuar Shqipërisë që të plotësojë dhe kjo është diçka që duhet bërë, një kërkesë shumë normale që nuk do të thotë si të ngjitesh në Everest. Kjo është diçka që duhet bërë dhe ju mund ta bëni brenda këtij viti nëse ekziston vullneti politik.
Ka diçka që ne nuk mundemi ta bëjmë?
Jo, ju mund t'i bëni të githa këto. Nëse ekziston vullneti politik Shqipëria mud të celebrojë 100 vjetorin e pavarësise me statusin e vendit kandidat.
A e konsideroni situatën politike në vendin tonë të komplikuar?
Po mendoj se ajo ka qenë problematike por miratimi së fundmi i disa ligjeve me konsensus nga të dy palët dëshmon se situata mund të jetë më shpresëdhënëse. Gjithsesi ende kërkohet angazhim dhe vullnet politik dhe ende shumë pr të bërë nga të dy palët dhe nga qeveria për të përmbushur 12 standartet që BE i ka vendosur Shqipërisë, por siç ju thashë kjo nuk është si të ngjitësh shkëmbinj, si t'i ngjitesh Everestit, është plotësëisht e mundur dhe përgjegjësi e të gjitha palëve.
A jeni ju personalisht optimist për statusin e Shqipërisë?
Unë jam optimist për të ardhmen e Shqipërisë dhe jam i sigurtë se ka të ardhme. Pavarësisht luhatjeve të politikës që sigurisht janë evidente mendoj se njerëzit duhet të kërkojnë më shumë nga liderët e tyre dhe liderët t'i përfaqësojnë denjësisht ata, vetëm nëse bëhën përpjekjet e duhura dhe plotësohen 12 rekomandimet statusi i vendit kandidat do të arrihet. Korrupsioni është parë si pengesë e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa ditët e fundit edhe sistemi i drejtësisë ka dhënë një vendim mjaft të përfolur për çështjen e Gërdecit.
Çfarë mendoni ju për këto çështje?
Unë mendoj se Gërdeci është një ngjarje e trishtë që duhet t'i ishte dhënë zgjidhje kohë më parë po tani unë nuk dëshiroj të bëj komente rreth Gërdecit. Por ajo që dua të them për korrupsionin është se korrupsioni nuk është dicka që ju kërkon përpjekje të mëdha për t'u bllokuar. Për të stopuar korrupsionin ju thjesht nuk duhet ta bëni, thjesht duhet ta godisni, nuk është si të ndërtosh një shtëpi të re, thjesht mësohuni të mos i bëni disa gjëra.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)