Integrimi Anglia Shqiperia po i permbush kushtet e BE-se
Britania e Madhe shpreh vleresimin maksimal per angazhimin e qeverise Berisha ne permbushjen e 12 kerkesave te parashtruara nga Komisioni Evropian ne raportin e vet per Shqiperine ndersa u kerkon te gjithe faktoreve politike qe te permbushin detyrimet e tyre ne kete drejtim. Kryeministri Berisha takoi dje drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Ministrine e Jashtme te Britanise se Madhe Daniel Fearn. Berisha falenderoi per mbeshtetjen qe Britania e Madhe i ka dhene dhe i jep Shqiperise ne shume fusha ne vecanti per sa i perket projektit madhor kombetar per integrimin sa me te shpejte ne BE. Nga ana e tij zyrtari i larte ministrise se Jashtme britanike Fearn e falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte dhe miqesore dhe i rikonfirmoi atij se Britania e Madhe dhe qeveria britanike eshte mbeshtetese e fuqishme e zgjerimit te Ballkanit perendimor ne BE dhe do te vijoje te mbeshtese Shqiperine dhe qeverine shqiptare ne te gjitha perpjekjet e saj per integrim. Ne takim u shpreh vleresimi i te dy qeverive per bashkepunimin e ngushte qe te dy vendet kane zhvilluar vitet e fundit ne disa fusha te rendesishme si luften kunder krimit kunder terrorizmit ne kuader te bashkepunimit ne NATO etj. Ne kete kontekst Kryeministri Berisha i konfirmoi Fearn vendosmerine e qeverise shqiptare per te bere te gjitha perpjekjet per arritjen e standardeve me te mira nderkombetare ne zhvillimin e zgjedhjeve vendore te 8 Majit. Perfaqesuesit e ministrise se jashtme britanike vleresuan ne vecanti arritjet e qeverise ne luften kunder korrupsionit luften kunder krimit etj.
Qeveria britanike vlereson qendrimin konstruktiv dhe rolin e Shqiperise ne konsolidimin e paqes stabilitetit dhe bashkepunimin ne rajon - u shpreh Daniel Fearn.