E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Berisha pret Lohan dhe Montobio

 Ambasadorët Montobio e Lohan i shprehën Kryeministrit Berisha angazhimin dhe vendosmërinë e plotë të BE-së dhe presidencës spanjolle për të mbështetur plotësisht përpjekjet e qeverisë shqiptare për ecjen përpara në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë ne BE dhe proceset e tjera te lidhur me te si ai i heqjes se vizave për qytetarët shqiptarë.Kryeministri Berisha vlerësoi se presidenca spanjolle e BE-së vjen në një moment historik  dhe se ka privilegjin të ofrojë kontributin në implementimin e Traktatit të Lisbonës, si presidenca e parë, pas hyrjes së tij në fuqi. Kryeministri e cilesoi Traktatin e Lisbonës si një ndër ngjarjet më të shënuara në historinë e BE-së, që pas traktateve të Romës dhe shprehu vlerësimin për  risitë që ai sjell, në veçanti  për sa i përket zgjerimit dhe axhendës së integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. Ambasadorët e informuan kryeministrin Berisha për prioritetet e  presidencës spanjolle, siç janë fillimi i vënies në jetë të Traktatit të Lisbonës dhe risive që ai sjell në strukturën, institucionet dhe të drejtën evropiane, dalja nga situata e shkaktuar si pasoje e krizës financiare botërore por dhe vazhdimin e punës me axhendën evropiane për zgjerimin e BE dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor si një prioritet kyç. Bashkimi Evropian dhe presidenca spanjolle e radhës mbështesin plotësisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe do të vazhdojnë  të përkrahin atë dhe qeverinë shqiptare në të gjitha përpjekjet për të ecur përpara me hapat e mëtejshëm në këtë drejtim duke vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë shqiptare edhe në këtë fazë të përgatitjes së përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Evropian, si edhe në projektin tjetër për liberalizimin e vizave.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›