PS për letrën e Topallit: kërcënim antikushtetues
“Jozefina Topallit t’i vijë turp që përdor postin për të bërë diversion duke vazhduar gjahun e Sali Berishës për të joshur apo për të bërë presion mbi deputetët socialistë, përmes kësaj letre që nuk është asgjë tjetër veçse një kërcënim antikushtetues”- u shpreh Tahiri Në deklaratën e tij Tahiri thotë se Berisha duhet ta harrojë se Partia Socialiste kthehet nga vendimi i saj mbi marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin pa u hapur kutitë dhe pa zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit. Ai vijon me tej duke theksuar se fatkeqësinë që vetë qeveria e shkatoi tani po e përdor për diversion ndaj opozitës. “Spekulimi me fatkeqësinë që u shkaktoi njerëzve të shkretë në veri për të bërë diversion ndaj opozitës, është ana tjetër e kësaj medaljeje të shëmtuar që i shtohet medaljeve për korrupsion, paaftësi klientelizëm, nepotizëm, dështim e plot të tjera që i qëndrojnë të varura në qafë Sali Berishës, Jozefina Topallit e maxhorancës së kthyer në çetë”.