E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Bregu: Rama të mos bllokojë statusin

Ky kostatim erdhi nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e cila duke mos fshehur optimizmin për pritshmëritë pozitive, lidhur me procesin e integrimit, ftoi opozitën e Edi Ramës që të paktën këtë vit të mos jetë bllokuese.

“Jam optimiste se do të arrijmë masën kritike që të bindet Komisioni Evropian se Shqipëria ka punuar, mjafton që zoti Rama të mos bllokojë”, vlerësoi Bregu. Partia Socialistë sipas Bregut duhet të heqë dorë nga bllokimi i kufizimit të imunitetit, pasi nuk është vetëm një arsye apo kërkesë për të përfituar statusin e vendit kandidat, por është një ecuri e ngritjes më lart dhe zbatimit të një standardi, të cilin politika dhe gjyqësori shqiptar e kanë ende në këmbë.

Njëkohësisht, Bregu sjell në vëmendje se demokratët sot në mazhorancë dhe dje në opozitë kanë tentuar disa herë pa sukses në nismat e tyre për heqjen e imunitetit, nuk pati vlera as lënia vullnetare me anë të një deklaratë, pasi prokuroria nuk e gjenet veten të aftë të vepronte thjeshte me këtë akt për të hetuar veprën e krimit apo të korrupsionit. Këtë vit u përsërit thirrja ndaj opozitës që të zgjidhte ajo për ligj me shumicë të cilësuar apo ndryshim Kushtetute. Në mungesë të lëvizjeve të opozitës demokratët hodhën hapin me variantin që publikisht PS e ka mbështetur historikisht.

Zonja Bregu theksoi se heqja e imunitetit është një masë e fortë antikorrupsion, ndonëse ky fenomen ashtu si dhe krimi do të vijojnë të monitorohen nga KE, madje edhe Shqipëria do të jetë vend anëtar. Data 6 gusht nuk është e detyrueshme vetëm nga rregullorja, por dhe nga kalendari i Komisionit Evropian. “Për këtë arsye duhen rezultate, ndaj shprehja e vullnetit politik të bëhet me datë 6 gusht qe edhe Komisioni Evropian të ketë kohën e tij për vendimmarrjen”, deklaroi ajo për Klan.

Bregu theksoi se Rama i ka bërë llogaritë gabim, kur përpiqet të përfitojë ndryshime të tjera kushtetuese duke bllokuar draftin konsensual të imunitetit. Historia bllokuese e vetë liderit të opozitës e bind mazhorancën dhe më fort që të mos i hapë rrugë kësaj nisme. Për dy vite u bllokua politikisht, jo vetëm Avokati i Popullit, por dhe ligje që kishin arritur më herët konsensusin e dy palëve.

Ministrja e Integrimit tha se Rama tashmë duhet të deklarojë vizionin e tij, për heqje apo mos heqje imuniteti, ndërsa i druhet faktit se kreu i opozitës do të zgjedhë bllokimin, duke e parë këtë si mekanizëm që sipas tij do të dëmtojë mazhorancës.

Edhe një herë Bregu thekson me bindje se vendimi për të mos e votuar draftin për imunitetin nuk ka të bëjë me paketën e Ramës për reformë kushtetuese. Ajo sjell në vëmendje se nuk ka më kohë për lojëra fjalësh por për vendimmarrje së pari shqiptare e më pas evropiane./Start/

                                                                                             2012-07-28 09:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›