E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi: 70% e popullsisë na mbështeti, refuzoi Censusin për etninë dhe fenë

Share

Aleanca Kuq e Zi ka kritikuar qeverinë gjatë ditës së sotme, që edhe pas gjashtë muajsh, nuk ka vendosur të publikojë të dhënat zyrtare të Censusit. Sipas sekretarit të AK-së, Myslym Pashaj, Berisha po fsheh të dhënat, pasi dështoi me Censusin. Sipas tij, qeveria shqiptare harxhoi 14 milionë euro, për një process të dështuar.

Qeveria shpenzoi 14 milionë euro për mashtrimin e qytetarëve. Berisha është i kapur nga haraçi grek. Kryeministri duhet të mos fshehë të dhënat e bojkotit popullor, pasi rezultati është vonuar 6 muaj . 70% e popullsisë refuzoi të përgjigjet për fenë dhe etninë. 70% e popullsisë iu bashkua Aleancës, duke parë që refuzoi të përgjigjet për fenë dhe etninë. Censusi ishte jashtë standarteve të BE-së, ka thënë gjatë një deklarate për shtyp Pashaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›