E Diel, 1 Nëntor 2026

Homazhe për Marian, shoqëria civile ngre zërin kundër gjakmarrjes

Tiranë- Vrasja e Maries, njëra prej shumë viktimave të gjakmarrjes, ka bërë që me dhjetra organizata dhe me qindra qytetarë të zhvillojnë një ceremoni homazh në nder të saj, por edhe duke i thënë JO gjakmarrjes.

Tubmi- homazh Në emër të Maries është zhvilluar pranë piramidës, dhe është organizuar nga Alternativa Civile e cila ka thirrur të gjithë qytetarët të ndezin një qiri apo të vendosin një lule pranë fotos së saj. Në të kanë marrë pjesë me qindra qytetarë, mes të cilëve dhe ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, të cilët kanë shprehur hidhërimin e tyre për vrasjen e vajzës 17- vjeçare, por edhe për të ngritur zërin që shteti të marrë masa dhe ti japë fund këtrij krimi makabër që ka me qindra vjet që nuk po ndalohet.

Organizatori dhe kreu i Alternativës Civile, Mentor Kikia në fjalën e tij ka deklaruar se numri i fëmijëve të ngujuar, por edhe atyre të vrarë është tepër i madh. Ai kë bërë thirrje që vrasja e Maries të kthehet në një kauz për të mbrojtur jetën e dhjetra fëmijëve të tjerë që janë të ngujuar.

Maria është i pari i këtij lloji dhe e para sprovë për shoqërinë shqiptare. Ai u organizua vetëm mbi bazën e ftesave në rrjetet sociale, mënyra sesi u organizuan në shumë vende të botën, kryesisht arabe, dhjetra e qindra mijëra njerëz që dolën në rrugë të protetonin kundër diktaturave.

Maria ishte një 17 vjeçare nga Shkodra e cila u masakrua sëbashku me gjyshin e saj 70 vjeçar nga gjaksi, teksa po punoni në tokën e tyre. Këtë herë u arrit të thyej edhe Kanuni duke i marrë jetën një të miture të pafajshme, e cila ashtu si shumë fëmijë të tjerë, lau hakun e personave të tjerë.

Ngushëllime për familjen e saj shpreh edhe stafi i gazetës Idea, dhe njëkohësisht bashkohet me ata qindra persona të cilët kërkojnë ti jepet fund gjakmarrjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›