Autoriteti i Konkurrences Mbi 1 miliarde leke gjoba disa subjekteve
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur mbi 1miliardë lekë gjoba mbi subjektet që kanë shfaqur sjellje monopoli në treg. Në një prezantim para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, kryetarja e Autoritetiti të Konkurrencës, Lindita Lati , deklaroi se gjatë vitit 2011 u hapën hetime në disa tregje. Sipas saj, tregjet më problematik janë tregu i energjisë, për të cilin orientohen ankesa të shumta tek Enti Rregullator i Energjisë. Gjithashtu, ajo deklaroi se një pjesë e hetimeve marrin shkas nga publikimet e rasteve në media.
Kryetarja Lati kujtoi se aktualisht Autoriteti i Konkurrencës është duke ushtruar një hetim në tregun e shoqërive të sigurimeve, të cilat rritën njëkohësisht çmimin e policave të sigurimit për automjetet.
Autoriteti i Konkurencës bën të ditur se janë 12 çështje në lidhje me gjobat, të cilat janë ankimuar nga subjeketet në gjykata, 7 prej të cilave janë zgjidhur dhe 5 janë në proces.