E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha ne shfaqjen e Teatrit Kombetar te Pekinit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ka marrë pjesë në shfaqjen e trupës së Teatrit Kombëtar të Pekinit, titulluar “Nata Pekinase, Një dhuratë për popullin shqiptar”, zhvilluar në Teatrin e Operave dhe Baletit. Kryebashkiaku Basha, ka deklaruar se kjo përbën një mbrëmje të veçantë për qytetin e Tiranës.
Trupa nga Pekini, ka dhuruar një shfaqje mbresëlënëse, ku përmes interpretimit të një valleje shqiptare e më pas me folkun kinez, ndezën sallën.
Kryebashkiaku Basha, duke uruar mirëseardhjen artistëve nga Kina, uroj që bashkëpunimi kulturor të zgjerohet sa më shumë.
Në këtë mbrëmje artistike ka qenë i pranishëm edhe anëtari i Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës dhe Sekretar i Parë i Partisë për Pekinin Liu Çi, zonja Liri Berisha, bashkëshortja e kryeministri Berisha, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›