E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Rama: Opozita voton ligjet me 3/5, Berisha ëndërron të kundërtën

TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bëri të ditur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se opozita po vijon punën plot vullnet e angazhim për të bërë ligje të mira që përmbushin standartet europiane. Sipas Ramës, me punën e bërë, opozita po dëshmon përditë një sjellje ndryshe politike krahasuar me palën kundërshtare që vijon me gjuhën e akuzave dhe fyerjeve. 

“Berisha shkon tepër larg duke akuzuar se opozita bllokoi votimin e kodit, sa pala tjetër realisht e ëndërronte votën tonë kundër që ta përdorte si propagandë për kundër integrimit. Ne kryem detyrën tonë si opozitë, por statusi i kandidatit nuk mund të vinte dhe nuk erdhi si lajm i mirë nga Brukseli nëse nuk plotësohen rekomandimet nga ana e qeverisë. Loja e fajësimit të opozitës është e vetmja që i ka ngelur Saliut të fusë kokën në rërë për të fshehur dështimine qeverisë në këtë proces ndërkohë që kush ka sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar arrin ta kuptojë se cfarë po ndodh”.

Duke vijuar deklaratën në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama theksoi se kontributi i dhënë nga opozita për kodet është përshëndetur edhe nga partnerët ndërkombëtar.
"Dhamë një shembull kuptimplotë jo vetëm të vizionit tonë europian dhe të një ekspertize seioze por edhe të një sjellje politike krejt të ndryshme nga pala tjetër në procesin e ligjbëries. Kam kënaqësinë të theksoj se qasja jonë dhe kontributi jonë për një proces cilësor janë përshëndetur nga partnerët tanë ndërkombëtar. Roli i opozitës është çmuar me nota pozitive prej tyre si një kotribut i vyer dhe të vetmit që nuk prajojnë ta shohim këtë të vërtetë është vetëm pala tjetër” ka theksuar Rama.

“Nuk e hodhi votën kot grupi parlamentar, apo për t’i hedhur hi syve Europës. Nga ana tjetër dhamë shembull kuptim plotë jo vetëm të vizionit tonë europian me hartimin e amendamenteve të duhura, por dhe një sjellje politike krahasuar me palën tjetër”.

Ai ka theksuar më tej se kryeministri Berisha vijon të hedhë baltë mbi opozitën duke thënë po bllokon procesin e integrimit, por sipas tij detyrat për t'u plotësuar kanë të bëjnë vetëm me qeverinë.

Rama ka numëruar gjithë punën e bërë nga deputetët socialistë nëpër komisione, amendimet e shtuara dhe ndryshimet rrënjësore të bëra në Kode, e më tej edhe votimin e tyre në Kuvend.

“Kodi Zgjedhor, debati nisi për dënimin e krimit elektoral. Dua të them në këtë pikë është e turpshme retorika e kryeministrit për ndryshimet që futëm në Kod lidhur me krimin zgjedhor. Kryeministri tha me zë të lartë se rritja e dënimit për krimin ligjor ishte rruga jonë për të dënuar komisionerët socialistë që abuzojnë. Por për ne, krimi është krim dhe cilido e kryen atë do dënohet, pavarësisht lidhjeve partiake, ashtu si korrupsioni”

Kryesocialisti Rama theksoi gjithashtu se opozita do të japë kontributin e saj edhe për ligjin për Gjykatën Administrative duke hartuar një ligj sipas standarteve ndërkombëtare dhe Gjykata Administrative të kthehet në institucion që i duhet shtetasve.
“Në këtë proces ashtu si vepruam për kodet kemi organizuar edhe tryezën publike të radhës ku do të ftohen ata aktorë shqiptarë dhe grupe interesi që të japin kontributin që ligji të jetë i të gjithve dhe për të gjithë, dhe jo një tjetër arnë. Një proces që është i pamundur t'i hedhim hi syve Komisionit Europian dhe është i pamundur që ne të bëhemi pjesë nëse procesi nuk është cilësor” ka theksuar Rama .

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama: Opozita voton ligjet me 3/5, Berisha ëndërron të kundërtën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›