Integrimi, Rama "detyra shtëpie" për prokurorët
Unifikimi i legjislacionit të Shqipërisë dhe i Këshillit të Europës, në kuadër të marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, ka "detyruar" Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, t‘u japë "detyra shtëpie" prokurorëve dhe hetuesve. Detyrat konsistojnë në studimin e të gjithë legjislacionit të KE-së, si dhe ligjet ratifikuese për konventat e ndryshme, pasi shumë çështje në hetim dhe gjykim janë me tematika të njëjta dhe rrezikojnë që të ndryshohen nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Dhjetëra qytetarë shqiptarë kanë paditur shtetin shqiptar në Strasburg për shkelje të të drejtave të njeriut. Disa prej të ankuarve kanë arritur të fitojnë të drejtën e tyre, jo nga drejtësia shqiptare, por nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut, duke vënë në pikëpyetje sistemin në Shqipëri. Shumica e ankesave konsistojnë në procedurat e çështjeve, të cilat në disa raste janë shkelur në mënyrë flagrante. Kjo ka sjellë që shteti shqiptar të penalizohet me shuma që shkojnë në qindra mijëra euro. Sipas burimeve nga akuza qendrore, nisma vjen në përshtatje me legjislacionin ndërkombëtar dhe çdo hetues duhet të mësojë konventat ndërkombëtare që janë ratifikuar nga Parlamenti shqiptar.
Vendimet e Strasburgut
Krahas "mësimit" të konventave ndërkombëtare të ratifikuara, prokurorët dhe hetuesit duhet të studiojnë edhe vendimet e dhëna nga Gjykata e Strasburgut, ku i paditur ka qenë shteti shqiptar, i cili ka humbur në disa raste, duke dëmtuar imazhin e një sistemi të drejtësisë në sytë e ndërkombëtarëve. Për këtë arsye, prokuroria ka ndërmarrë një nismë që titullarët e prokurorive, por edhe zëvendësit apo shefat e seksioneve, duhet të analizojnë çdo dosje që ka praktika të njëjta ligjore me disa çështje që janë gjykuar nga Strasburgu. Burime nga akuza qendrore thanë se janë rreth 20 çështje të Strasburgut që duhet të mësohen "përmendësh" nga prokurorët, me qëllim që të mos gabojnë sërish. Ndër çështjet që duhet të "mësohen" veçanërisht, janë ajo e "Agim Hysit kundër Shqipërisë", "Beshiri kundër...", dhe lista përfundon me çështjet "Bajrami kundër Shqipërisë" dhe "Zyflli kundër Shqipërisë". Në këto çështje, shteti shqiptar disa herë ka dështuar.
Bashkëpunimi me qeverinë
Pas konflikteve të hapura midis organit të akuzës dhe pushtetit qendror, tashmë të dyja palët po ndihmojnë njëra-tjetrën për të njëjtin qëllim: anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryeprokurorja Ina Rama, prej disa kohësh po "lobon" në vende të ndryshme që vendi ynë të kalojë fazat që do e çonin tek anëtarësimi i thjeshtë. Kohët e fundit, kryeprokurorja Rama zhvilloi një takim në Suedi, ku tema kryesore e takimeve ka qenë përqasja e legjislacionit shqiptar me ato të vendeve të BE-së. Ndërkohë, bashkëpunimi midis qeverisë dhe akuzës shihet edhe te vizita e Ilir Metës, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Mësohet se edhe në këtë rast ka qenë bashkërendimi i hartimit të nismave ligjore me parametrat e BE-së.