E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola: Barça mund të fitojë me ose pa Leo Mesin

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola u shpreh optimist përpara "El Clasicos", edhe pse rrezikon të mos ketë në dispozicion Lionel Mesin. Zlatan Ibrahimoviç, Sejdu Keita e Jaja Ture janë të gatshëm, ndërsa ylli argjentinas është në dyshim për duelin me Realin e Madridit. Por, gjatë konferencës për shtyp, Guardiola deklaroi: "Ashtu si treguam edhe në Champions kundër Interit, Barcelona mund të fitojë me Realin me apo pa Mesin. Leo është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe natyrisht që do të preferonim të ishte në fushë. Por do të presim dhe të shohim, nëse ai do të jetë i gatshëm. As unë nuk mund të flas me siguri për këtë çështje, pasi nuk duam të rrezikojmë". Rreth sfidës ai shtoi: "Reali është një skuadër e fortë, që luan mirë dhe shfrytëzon kundërsulmet. Do të mundohem që të hedh në fushë një skuadër që shpalos anët më të mira të lojtarëve të mi, e cila do të jetë në gjendje të përfitojë nga defektet e madrilenëve. Klasifikimi? Jemi shumë pranë dhe situata mund të ndryshojë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›