Berisha: Mandatet e deputetëve të PS-së? Do të zbatohet ligji
Sali Berisha nuk u heq asnjë presje deklaratave të bëra katër ditë më parë në Parlament ndaj kreut të opozitës, Edi Rama. Madje, kreu i qeverisë ka shkuar më tej duke konstatuar se "në Tiranë është e vendosur mafia më e rrezikshme në Ballkan".
Edhe në ditën e Çlirimit, Kryeministri Berisha nuk ka kursyer retorikën e ashpër ndaj kryesocialistit Rama. "Në Tiranë është vendosur mafia më e rëndësishme në Europë. Por mos harroni një gjë se shefi i lavatriçes së parave të pista u bë kreu i PS-së.
E dija se ky zotëri çdo gjë do ta përdorte për të mos u futur në zgjedhje. Nuk do të thotë që unë nuk jam i ndjeshëm ndaj rolit të opozitës, por ajo është në momentin më të keq në histori", theksoi Berisha. Revanshin e demokratëve kundër Ramës, Kryeministri e përshkallëzoi edhe me një ultimatum ndaj 64 deputetëve socialistë në rast se ata nuk futen në Kuvend. "Të zgjedhurit me mosfutjen në Kuvend, po dhunojnë Kushtetutën, e cila e thotë se deputetët humbin mandatin nëse nuk betohen edhe pse aty nuk parashikohet asnjë afat në këtë situatë", tha Berisha. Sipas tij, "në qoftë se këta zotërinj marrin përsipër të dhunojnë çdo ditë Kushtetutën, se janë pa betim, Kushtetuta ka një zë dhe ne do ta zbatojmë. Duke mos dashur aspak të ndikojmë në përbërjen e grupit parlamentar të ardhshëm të PS ne do të zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën e vendit". Kryeministri sqaroi aksionin e akuzave të ndërmarra nga grupi parlamentar demokrat kundër kryetarit socialist, Edi Rama. Shefi i mazhorancës tha se ky qëndrim nuk është bërë publik para zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi Rama mund të bojkotonte procesin dhe ky veprim do të ishte me pasoja për vendin pas precedentit të vitit 1996. Gjatë fjalimit 50 minutësh në selinë e qeverisë, Kryeministri theksoi se aktet e Edi Ramës janë të dënueshme me ligj dhe se denoncimi që i bëri në sallën e Kuvendit ishte si mision në mbrojtje të vlerave të shqiptarëve. "Unë ju siguroj se kam bërë detyrën time në mbrojtje të nënave, bashkëshorteve dhe motrave shqiptare kundër dhunës në familje", tha ai. Berisha shtroi pyetjen se "nëse një qytetar i thjeshtë do të kryente ato akte çfarë do të thoshit? Po kur i kryen këto akte një personalitet a duhen konsideruar ato? Ka plazhe të caktuara ku mund të shkohet, por jo në vende publike". Duke sqaruar qëndrimin e tij, dhe duke mos u tërhequr pas në sulmin që nisi hapur më 26 nëntor në sallën e Kuvendit, Berisha insistoi se "ata të cilët ndajnë të njëjtin qëndrim me zotin Rama, atyre u kërkoj të falur. Zoti i mëshiroftë". Ndërsa për liderin e opozitës përcolli mesazhin se "Zoti të mëshiroftë shpirtin dhe normat që ke". Shefi i qeverisë shtoi më tej se bojkoti i zgjedhjeve të 28 qershorit do të kishte të njëjtat pasoja për Partinë Socialiste ashtu sikundër në vitin 1996. "Zgjidhja ime ishte kjo: Të bëj çdo gjë që zotëria të mos arrijë ta thyejë për së dyti vazon siç e theu Gramoz Ruçi në 2006", u shpreh Berisha. Në këtë pikë, Kryeministri nuk u kursye as në akuza ndaj kryetarit të asamblesë kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi. "E dini ju që Gramoz Ruçi pasi bëri bojkotin është larguar me rroba grash në Greqi, apo jo? Prandaj i thashë atë ditë unë ‘ky është një qen i rrahur‘ se burri që ikën me rroba grash nuk bëhet më burrë kurrë. Se nuk zgjodhi as fustanellën, jo, zgjodhi ekzakt minifund", theksoi Berisha, duke shtuar se ka fotografi për këtë, por që sipas tij, është pjesë intime dhe nuk do të dalë në publik.