Rama: Berisha, një palo Fyhrer i periudhës postkomuniste
Lideri i opozitës, Edi Rama, u është përgjigjur deklaratave të ashpra të Kryeministrit, duke e cilësuar Berishën një "palo Fyhrer". Gjatë fjalimit të mbajtur në një takim me veteranë dhe intelektualë, me rastin e ditës së çlirimit të vendit, kreu i opozitës ka deklaruar se vendin po e mundon sërish si para shumë kohësh gjuha e urrejtjes. Duke kujtuar se çlirimi i vendit ka vetëm një datë dhe ajo është 29 Nëntori, Rama e ka quajtur gjuhën denigruese të Berishës ndaj tij dhe opozitës, fantazmën e fashizmit që shfaqet deri në foltoren e Kuvendit. "E shkuara mban peng shoqërinë tonë përmes një Fyhreri që hyri në politikë nga korridoret komuniste", tha Rama gjatë ceremonisë së organizuar në kujtim të ditës së çlirimit. Sipas Ramës, Partia Socialiste dhe diktatura komuniste nuk janë vazhdim i njëri-tjetrit, ndërsa njehsimi i tyre në gjuhën e politikës së vjetër të ditës nuk është gjë tjetër veç keqpërdorimi i vuajtjeve të djeshme njerëzore për përfitime të sotme politike për pushtet e për para përmes pushtetit. "Nuk janë vazhdim i njëra-tjetrës as lëvizja demokratike e demokratëve shqiptarë me diktaturën e re të korrupsionit të Shqipërisë. Ndërsa gjuha mohuese, përjashtuese, denigruese ndaj opozitës sot nuk është asgjë tjetër veçse fantazma e fashizmit të vjetër që shfaqet deri në foltoren e Parlamentit me tërbimin e vet karakteristik në të gjitha vendet dhe kohët", u shpreh ai, duke shtuar se "sot liria e të drejtat kërcohen e shkelen si mos më keq, nga liria e votës dhe e drejta e numërimit të votës". Rama ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e opozitës për mbrojtjen e votës së lirë dhe hapjen e kutive.
Sipas tij, opozita e sotme, përfaqësuese e shumicës, do të jetë e vendosur për të garantuar liritë e të drejtat e njerëzve të këtij vendi dhe më e angazhuar se kurrë për të mbrojtur demokracinë nga fantazmat e së shkuarës që vazhdojnë ende në këtë vend.
Kryetari i Partisë Socialiste ka deklaruar në fjalën e tij, se fenomeni i konfliktit po i merr frymën shoqërisë shqiptare. "Por kjo botë mbetet gjithnjë e sfiduar nga fantazma e urrejtjes mohuese, përjashtuese, denigruese dhe për këtë gjithnjë ka qenë e do jetë pareshtur në gatishmëri duke përsosur demokracinë, duke forcuar shtetin e së drejtës, duke kontrolluar vetë ekonominë e tregut për të ekuilibruar efektet e saj polarizuese mbi shoqërinë. 65-vjetori i çlirimit na rigjen ne shqiptarëve të sfiduar pikërisht nga kjo fantazmë, që endet mes nesh prej dy dekadash, pa na lënë të rendim me shpejtësinë e ëndrrës sonë europiane në ndërtimin e demokracisë, e shtetit të së drejtës, e një ekonomie tregu ku vendos konkurrenca e lirë dhe jo tarafi i pushtetit të radhës", tha lideri i opozitës. 29 Nëntori, shtoi ai, është një ditë që na gjen fatkeqësisht të ndarë qëkurse u çliruam prej regjimit komunist dhe s‘po arrijmë të mbyllim dot hendekun e tmerrshëm që urrejtja e vjetër ideologjike hapi për gjysmëshekulli, ndërsa një urrejtje e re, ajo e revanshit në funksion të pushtetit, vijon ta mbajë hapur duke shfrytëzuar vuajtjet çnjerëzore të së shkuarës për të kontrolluar interesat e së tashmes. "Dasia jonë e përvitshme në çdo datë çlirimi me ceremonialet e ndara në ditë të ndryshme edhe për datën që bashkon çdo komb të vetëdijshëm e vend të qytetëruar, është në fakt jo vetëm rikonfirmimi simbolik i dasisë që politika e vjetër e urrejtjes ushqen në të 364 ditët e tjera të vitit, po edhe shëmbëlltyra rrëqethëse e rrethit vicioz ku e shkuara mban peng shoqërinë tonë përmes një palo Fyhreri që hyri në Partinë e Demokratëve shqiptarë nga korridori i diktaturës komuniste", insistoi Rama.