E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, Gorbaçov: Zgjedhjet jo të ndershme, të përsëriten

 Ish-Presidenti i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov, i ka kërkuar qeverisë ruse përsëritjen e zgjedhjeve legjislative, duke i cilësuar ato që u mbajtën të dielën e kaluar si jo të ndershme. Krerët e vendit duhet të punojnë që gjatë zgjedhjeve të së dielës ka pasur shumë mashtrime dhe manipulime dhe rezultatet e publikuara nuk pasqyrojnë aspak vullnetin e zgjedhësve, tha Gorbaçov.

Në këto kushte, propozoj që qeveria aktuale të marrë në konsideratë anulimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre, është shprehur ai.

Ndërkohë, në vend vijojnë manifestimet në shesh për rezultatet e shpallura pas zgjedhjeve që u zhvilluan të dielën. Me mijëra njoftime qarkullojnë në rrjetet sociale Facebook dhe Tëitter për një tjetër manifestim masiv në fundjavë, në Sheshin e Revolucionit në Moskë. Forcat opozitare kanë njoftuar për të shtunën manifestimin me sloganin Protesto për zgjedhje të ndershme, një iniciativë që ka mbledhur rreth vetes 11 000 mbështetës virtualë deri në mëngjesin e të mërkurës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›