E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Sequi-klasës politike: Tani duhet të lëvizni

Për të disajtën herë ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i ka kërkuar palëve politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për të përmbushur reformat e rëndësishme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Deklarata e ambasadorit Sequi u bë gjatë tryezës së organizuar nga Ministria e Integrimit, për prezantimin e ecurisë së prioriteteve 6 deri në 12 në Planin e Veprimit. “Një rekomandim pozitiv është shumë i mundshëm për Shqipërinë. Koha është e shkurtër dhe vullneti politik është esensial që Shqipëria të ecë përpara drejt Bashkimit Europian” theksoi Sequi.
 

Ai ka theksuar se Bashkimi Europian mbështet integrimin e vendit por është detyrë e klasës politike për të përmbushur 12 kriteret e kërkuara për të marrë statusin "Ju mund ta kryeni. Ne do të vazhdojmë të mbështesim por vendimet mund të merren vetëm nga Shqipëria. Komisioneri Fyle ka inkurajuar forcat politike që të shtojnë përpjekjet që të punojnë për 12 prioritetet për ti dhënë rezultatet përpara raportit të progres raportit që do të prezantoeht në vjeshtë. Tani duhet të lëvizni” shtoi Sequi.

Nga ana e saj Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka deklaruar sot se një pjesë e mirë e pikave të planit të zbatimit janë plotësuar.
“Ushtrimi i planit të veprimit nuk është i dështuar dhe prioritetet të cilat i janë dorëzuar Shqipërisë janë detyrime të cilat në pjesën e mirë të tyre janë zbatuar. Lista e atyre detyrimeve që kemi dorëzuar kanë ndryshime dhe ne sot do të vlerësojmë se çfarë është realizuar dhe çfarë mund të përshpejtohet” shtoi Bregu.

Gjithashtu ministrja Bregu ka ripërsëritur ftesën për opozitën për të çuar në parlament çështjen e heqjes së imuntitetit për gjytarët e lartë përpara mbylljes së sesionit parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›