E Diel, 1 Nëntor 2026

Betohen ministrat. Lulzim Basha: Po më kap paniku tani që po ikën Panariti

Share

Kryebashkiaku thotë se ka një ndjesi paniku tani që i iku nënkryetari Edmond Panariti. Kurse ky i fundit i befason të gjithë kur thotë se sa shumë ka punuar si nënkryetar Bashkie për të mbrojtur Parkun e Liqenit

Sot paradite në Zyrën e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit e katër anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, përkatësisht e zotit Edmond Haxhinasto, si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, zotit Edmond Panariti, si Ministër i Punëve të Jashtme, zotit Flamur Noka, si Ministër i Brendshëm dhe zotit Vangjel Tavo, si Ministër i Shëndetësisë.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekreteve të emërimit dhe formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zoti Aleksandër Flloko, Ministrat e rinj të qeverisë, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit dhe u shprehu urimet më të mira dhe suksese në përmbushjen e detyrave të tyre të rëndësishme.

Presidenti Bamir Topi pati probleme në këmbë, pasi e kishte vrarë atë, ndaj ceremonia u zhvillua në zyrën e tij. Kjo ceremoni ishte shtyrë për shkak të këtij problemi shëndetësor.

Por ndërkohë ministrat e larguar janë përshëndetur me stafet e tyre. Kurse Edmond Panariti, që mori postin e ministrit të Jashtëm, u përshëndet me drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, ku mbante postin e nënkryetarit. Në fjalën e tij, Lulzim Basha tha se ka një ndjesi paniku tani që po i ikën Panariti.

Sigurisht që bashkë me gëzimin janë ato momentet e përziera, vjen edhe një ndjesi keqardhjeje, në momentin e parë për mua (pse jo edhe paniku), për largimin në këtë moment kyç të këtij drejtuesi kyç, iniciues dhe vënës në jetë i reformave e ndonëse puna e re do ta çojë me seli jo larg prej këtej por në udhëtime të shpeshta jashtë vendit, siç kemi rënë edhe dakord sot pas betimit tek Presidenti, disa prej projekteve, shpresoj se nuk do u mungojë këshilla dhe vëmendja e Ministrit tonë të ri të Jashtëm, tha Basha.

Në njoftimin e Bashkisë thuhet se Panariti e ka quajtur një punë të madhe në këto ditë si nënkryetar Bashkie përpjekjen që Parku i Liqenit të marrë një status të mbrojtur.

Në një kohë rekord kemi arritur objektiva që ishin të paimagjinueshme në fillim, kemi ngritur një institucion të ri, Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit por pa dyshim kemi avancuar edhe procese të tjera të rëndësishme, reforma të rëndësishme që kanë të bëjnë me çështjen e tregjeve, me çështjen e reformimit në sistemin funeral por edhe pasioni im, përkushtimi im për çështjen e Parkut të Liqenit Artificial, tha Panariti.

Nuk e dimë ku qenka përkushtuar kaq shumë Panariti për Parkun që po rrënohet nga Bashkia në mënyrë barbare?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›