E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i shton 18 milion euro Fahri Balliut për rrugën Levan- Vlorë

Share

Segmenti rrugor Levan- Vlorë, i cili ndërtohet nga një filial shqiptar i kompanisë Alpine, me administratore kunatën e Fahri Balliut, do të marrë 18 milionë euro më shumë për një punë që ishte kontraktuar qysh në vitin 2006. Rruga Levan- Vlorë nisi të ndërtohet në shkurt 2007, dhe për pesë vite jo vetëm që nuk ka mbaruar, por Ura mbi Vjosë është ndërtuar jashtë standardit, pasi ka rënie të këmbëve të urës dhe disnivele në bashkimin e trarëve me njëri- tjetrin.

Për shkak të këtij skandali teknik shumë makina janë aksidentuar duke menduar që po ecin në autostradë dhe përplasen me pragjet e krijuara në bashkimin e trarëve.

Nga 42 milionë euro që ishte kontraktuar, vlera e saj u rrit në 60 milionë euro për vetëm 24 kilometra me dy ura, tërësisht fushore!

Në dokumentin e mëposhtëm thuhet se 4.5 milion euro janë për rregullimin e çmimeve me efektin e inflacionit, duke treguar se përfituesi është klient i qeverisë, pasi shumë kompanive të tjera jo vetëm nuk iu ka indeksuar njeri inflacionin, por nuk u kanë dhënë as paratë që u takojnë.

Në një reagim të tij, deputeti socialist Erion Braçe thotë se skandaloze është që ne të rimarrim tani 10 milion euro borxh për të paguar çmimet pas 5 vitesh!

Në një raport të KLSH thuhet se rruga është tenderuar pa u ratifikuar marrëveshja e huasë në Kuvend, madje punimet nisën pa para! Madje- madje, që në nisje kontrata e fituar nga Alpine u shit tek nënkontraktori serbo-shqiptar që çoi ekskavatorët në vendin e nisjes së punimeve! Për shkak të kësaj, paratë u shpërdoruan dhe rruga nuk ka mbaruar. Madje, sot kostoja rritet me 18 milion euro! Kaq na kushton miqësia mes Saliut dhe Fahriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›