Integrimi, Shqipëria me dy shpejtësi të ndryshme
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, më 12 Qershor 2006, dhe marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit të 3 Prillit 2003, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re marrëdhëniesh institucionale me dy organizatat më të rëndësishme që veprojnë sot në të gjitha aspektet ekonomike, ushtarake e politike të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ftesa e 3 Prillit 2008 përmbylli deri diku jo vetëm përpjekjet e gjata të politikës shqiptare për t‘iu bashkëngjitur kësaj strukture të mbrojtjes kolektive, por shënoi edhe ringjalljen e një psikologjie pozitive te opinioni publik për një "rikthim në Evropë" po të perifrazonim një thënie të ish-presidentit çek, Havel. Togfjalëshi "integrim euro-atlantik", që ka shoqëruar ligjërimin politik shqiptar që në fillimet e tranzicionit demokratik, ka dëshmuar se nuk ka pasur asnjë mëdyshje apo ndarje mes "atlantistëve" apo "evropianëve" në Shqipëri, sikurse ndodhte zakonisht në ndonjë vend tjetër (dilemma NATO apo BE). Ndërkohë, vetë struktura e anëtarësimit në këto organizata është një dëshmi e qartë e kësaj qasjeje, teksa një sërë vendesh evropiane janë anëtare të NATO-s, por jo të BE-së, si Norvegjia e Islanda apo edhe e kundërta, ku Finlanda, Austria, Suedia, Irlanda, Malta e Qipro janë anëtare të BE-së, por jo ende të NATO-s.
Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, NATO iu rikthye idesë, siç thotë Ronald Asmus, "për të rishpikur politikisht" veten.
Ndërkohë, ftesa e 3 Prillit riktheu në qendër të analizave të shtypit e komenteve bindjen se, kjo ftesë ishte rrjedhojë e një determinizmi gjeopolitik të NATO-s, e veçanërisht SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, se sa e ndjekjes së një kushtëzimi të rreptë demokratik për përmbushjen e standardeve në këtë fushë. Në fakt, për këdo që njeh historinë e krijimit të Traktatit të Aleancës së Veriut më 4 Prill 1949 nuk mund të përjashtojë aspektin gjeopolitik, i cili ka shoqëruar anëtarësimet e mëvonshme të NATO-s deri në vitet ‘90, ku shpesh aspekti i kushtëzimit demokratik - pra anëtarësimi vetëm i vendeve me një regjim demokratik - ka dalë në plan të dytë, përballë logjikës së Luftës së Ftohtë dhe "doktrinës së frenimit" të Bashkimit Sovjetik.
Në këtë kuadër zgjerimi i NATO-s drejt ish-vendeve të Lindjes e riktheu elementin gjeopolitik sërish në qendër të vemendjes, tashmë të plotësuar edhe me një sërë kushtëzimesh të tjera të lidhura me funksionimin e sistemit demokratik dhe të ekonomisë së tregut. Të gjitha samitet e NATO-s pas viteve ‘90 do të përcaktonin përveç kushtëzimit demokratik edhe një "kordon sanitar demokratik e ushtarak" ndaj ish-BS. Iniciativa e Partneritetit për Paqe, e shpallur në Samitin e Brukselit më 10-11 Janar 1994 do t‘i linte vendin Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP), të miratuar në Samitin e NATO-s më 23-25 Prill 1999, i njohur si "kriteret e Uashingtonit". Në këtë mënyrë, ato i bashkëngjiteshin dhe përforconin më tej të ashtuquajturat "kritere të Kopenhagenit" për ish-vendet e Evropës Qendrore e Lindore, që synonin integrimin në BE.
Megjithatë shtysa për anëtarësim në NATO ecte me një shpejtësi më të madhe edhe për shkak të ringjalljes së konflikteve, nacionalizmit dhe rindërtimit të rendit të ri botëror, ku Rusia me destabilitetin e saj politiko-ekonomik dhe armët bërthamore jashtë kontrollit përbënte një rrezik të dukshëm. Në vijim të kësaj logjike, elementi gjeopolitik u shfaq në iniciativa të tilla, si Grupi i Vishegradit (Hungari, Çeki, Poloni), i krijuar më 15 Shkurt 1991 apo Grupi e Vilniusit më 23 Mars 2000 (ku veç vendeve balltike, si Lituania, Estonia, Letonia bënin pjesë edhe Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Maqedonia). Karta Adriatik e 2 Majit 2003 e veçoi nga ky grup Maqedoninë, Kroacinë e Shqipërinë, të cilët nën mbështetjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së nisin një proces reformash drejt anëtarësimit në NATO. Këto iniciativa kanë dëshmuar se aspekti rajonal, i përzier me aspektin e rëndësisë gjeopolitike, vazhdon të mbetet ende një tipar me rëndësi i vendimmarrjes për anëtarësimin në NATO.
Në të njëjtën kohë, atmosfera festive me të cilën u përcoll kjo ngjarje dhe ratifikimet e protokollit të anëtarësimit, nën ndikimin edhe të faktorëve politikë në vend, ka rritur dukshëm pritshmëritë mes njerëzve të thjeshtë në një shkallë, e cila ka nevojë të qartësohet për të përballur të gjitha kostot e përfitimet që rrjedhin nga një anëtarësim i shpejtë në NATO.
Përfitimi i drejtpërdrejtë në plan afat-shkutër për Shqipërinë nuk do të jetë ndërlidhja mes binomit siguri-investime. Aspekti i sigurisë do të ndikojë më së shumti nga pikëpamja psikologjike, teksa Shqipëria është pjesë e një rajoni të trazuar si Ballkani dhe po përgatitet të anëtarësohet në një strukture të mbrojtjes kolektive. Në të vërtetë, ajo nuk ka patur kërcënime reale për sigurinë territoriale dhe, ashtu siç përcaktohet edhe në Ligjin Nr. 9322 të 25 Nëntorit 2004, tashmë Shqipëria rrezikohet nga kërcënimet asimetrike, të tilla si terrorizmi, armët e shkatërrimit në masë, destabiliteti politik, krimi i organizuar etj. Ashtu sikurse dëshmojnë edhe një sërë raportesh të organizatave ndërkombëtare, Shqipëria vazhdon të trashëgojë një krizë të stërzgjatur strukturore të mirëfunksionimit të sistemit politk e ekonomik që ka penguar edhe rritjen ekonomike, si edhe tërheqjen e investimeve. Edhe raporti i fundit i FIAS, në Nëntor 2008, lidhur me Tërheqjen e Investimeve në EJL/Vëzhgim i Prirjes së Investimeve të Huaja të Drejtpërdrejta (FDI) dhe Perceptimit të Investitorëve, vlerëson si pengesën kryesore për Shqipërinë stabilitetin politik dhe kuadrin ligjor.
Natyrisht që efekti psikologjik i marrjes së ftesës mund të shërbejë drejt çlirimit të energjive pozitive për reforma të tjera gjithpërfshirëse, ndërkohë që fillimisht kostot e modernizimit të ushtrisë do të pasqyrohen në buxhetin e shtetit në vitet që pasojnë. Edhe Pika 26 e Deklaratës Përfundimtare të Samit të Rigës, të 29 Nëntorit 2006, bën thirrje për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes së vendeve anëtare për të përmbushur detyrimet në rritje të Aleancës. Në këtë mënyrë, rritja e mëtejshme e buxhetit të ushtrisë shqiptare deri në 2-3% të GDP-Prodhimit të Brendshëm Bruto (afro 300 milionë euro në vit) është ndër hapat kryesorë, që ka filluar këtë vit, por në vazhdim ai nuk duhet t‘u bjerë ndesh ndaj prioriteteve të zhvillimit social-ekonomik ku Shqipëria ka ende tregues mjaft të ulët në shuma fusha, krahasuar edhe me vendin tjetër që u ftua në NATO, siç është Kroacia. Strategjia për Integrim e Zhvillim (2007-2013) që u miratua së fundmi nga qeveria shqiptare dëshmon për dy "shpejtësi" (zhvillim & integrim), që në disa aspekte nuk janë paralele me njëra-tjetrën. Njëkohësisht, edhe përpjekja për të ndërlidhur anëtarësimin në NATO me përshpejtimin e këtij procesi edhe për në BE duhet rivlerësuar me kujdes, pasi realiteti dëshmon se, që nga Samiti i Selanikut më 21 Qershor 2003, Bashkimi Evropian po zbaton parimin e regatës për vendet e Ballkanit Perëndimor (secili vend sipas aftësive), ndërsa NATO ka preferuar një anëtarësim në bllok, çka tregon një shpejtësi tjetër anëtarësimi që nxitet edhe nga faktorë të tjerë, e që burojnë nga struktura e një organizate të sigurisë kolektive.