Obama, në kërkim të dialogut me Teheranin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë mundësitë për hapjen e dialogut "kokë më kokë" me Iranin, pas rreth tri dekadash mungese të plotë raportesh diplomatike. Ky qëndrim u bë publik orët e vona të së hënës nga vetë Presidenti amerikan, Barak Obama, në konferencën e parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, i cili vërejti gjithsesi se mbetet "thellësisht" i shqetësuar për veprimet e Teheranit. "Ndaj Teheranit është grumbulluar gjatë këtyre viteve shumë mosbesim dhe gjërat nuk ndryshojnë dot brenda natës", u shpreh Obama.