POLITIKA NEN TRYSNINE E ALIBIVE
Krejt papritur para dy ditësh u shpallën për opinionin publik rezultatet e sondazhit të një qendre studimore të Prishtinës, e cila mban emrin e njërës prej mendjeve më të hapura që ka njohur shkenca dhe pedagogjia shqiptare ndër vite; Gani Bobi. Drejtori i saj, Shkëlzen Maliqi, u bëri me dije shqiptarëve se, nëse do të kishim votime sot, as bashkimi mes Ramës dhe Metës nuk do të mund të rrëzonte nga pushteti Sali Berishën. Menjëherë pas këtyre deklarimeve u shpejtua që rezultatet e sondazhit të komentoheshin dhe sigurisht edhe të përdoreshin apo keqpërdoreshin nga partitë politike. Ndërkaq, një tjetër kompani realisht serioze, e kontraktuar nga televizioni më i ndjekur në Shqipëri, "Top Channel", përgatiti gjithashtu sondazhet e veta. Partitë bëjnë sondazhet në hesap të tyre. Të tjera "qendra" bëjnë po ashtu sondazhet e këtyre zgjedhjeve që kemi në prag dhe që na u avitën si pa u kuptuar pas katër vitesh të qetë e "të patrazuar" nga aktiviteti i opozitës, e cila më shumë paskësh "luftuar" ndër mes veti, sesa me kundërshtarin Berisha.
Sondazhet, të shpallura e të pashpallura, të besueshme e të pabesueshme, të manipuluar apo të blerë, të organizatave serioze dhe të atyre që thjesht dhe vetëm funksionojnë varësisht nga paratë që arrijnë të marrin nëpër ambasada, sigurisht që do të shtohen në ditët në vijim. E gjitha kjo që po ndodh duket në pamje të parë më se normale. Madje, një emision televiziv para dy ditësh tentoi që të shpjegojë për publikun se sondazhet janë të rëndësishme, përveç të tjerash, edhe sepse janë një pjesë e rëndësishme e sensibilizimit të domosdoshëm në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve. Janë të rëndësishme sepse, në një mënyrë apo në një tjetër, u tërheqin vëmendjen ekipeve drejtuese të partive mbi mungesat, të cilat anturazhi i squllët i servilëve dhe dallkaukëve nuk i lejon t‘i shohin. Janë të rëndësishme pra, për shumë e shumë arsye dhe me kalimin e kohës po shndërrohen në një realitet të domosdoshëm edhe në zhvillimet politike shqiptare
***
Nisur nga fakti se si u shpallën rezultatet e sondazhit të lartpërmendur, pra thuajse në një garë shpejtësie me të tjera rezultate të mundshme organizatash të tjera, nuk ka se si të mos lindin një sërë pyetjesh dyshuese: Përse kjo shpejtësi? Si ka mundësi që pas katër vjetësh qeverisjeje, të cilën shumëkush e konsideron problematike (mjafton të kujtojmë shkarazi Gërdecin, korrupsionin e pretenduar në rrugën Durrës-Kukës dhe atë gjithashtu të pretenduar të familjes Berisha, krizën ekonomike botërore që po reflekton me shpejtësi ndër ne, dy ministra të rëndësishëm pa imunitet etj, etj) Partia Demokratike, jo vetëm që nuk rezulton të ketë tkurrur numrin e mbështetësve të vet, por përkundrazi e ka rritur atë. Arsyetimet se në këtë progres të saj ka ndikuar jo mënyra e qeverisjes, por dobësia e opozitës, pra: përçarja e së majtës; paaftësia e lidershipit të ri në bërjen e një opozite të fuqishme e përfaqësuese, një sërë "tezash" politike si ajo e Ramës "përtej së majtës e të djathtës"; e kështu me radhë, nuk duket të jenë të mjaftueshme, pasi logjikisht kjo do të kishte sjellë largimin e elektoratit nga e majta, rritjen e numrit të të paangazhuarve, por jo edhe "rrjedhjen" e tyre në të djathtën "kundërshtare". Atëherë ngrihet natyrshëm dyshimi në lidhje me saktësinë e sondazhit dhe me procedurën e shpalljes me emergjencë të rezultateve të tij.
***
Ka më shumë se tetëmbëdhjetë vjet që shoqëria jonë, pavarësisht progresit të vërejtur, vuan edhe nga një lloj dalldie alibish të ethshme dhe të paimagjinueshme. Ish-komunistët janë rreshtuar në blloqet e antikomunistëve, madje kanë marrë edhe drejtimin e tyre; të pavarurit mezi presin që të varen; ish-spiunët propozojnë ligje ndëshkuese për persekutorët, përfshirë edhe ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të shtetit; të korruptuarit ngrenë zërin dhe ligjërojnë në ritirata të pafundme kundër kleptokracisë; jugorët vajtojnë për padrejtësitë që i janë bërë dialektit gegë; shtatë breza fshatarët ankohen për ca fshatarë të tjerë që paskan ardhur në qytet; ta palarët flasin për ndotjen globale dhe problemet ekologjike; anonimët rrëmbejnë mikrofonët dhe flasin ekraneve për mungesën e vlerave të të spikaturve… Shkurt: sot në Shqipëri është e pamundur të ndeshësh më në ish-komunistë, është e pamundur të gjesh ku janë ish-persekutorët, është e pamundur të vesh gishtin te manipulatorët e së vërtetave, përfshirë edhe votat.
***
Poshtë këtij realiteti alibik, sigurisht që ka rrënjë historike, kryesisht të lidhura me dy epoka të gjata: me jetesën nën perandorinë bizantine dhe në diktaturën komuniste. Që të mund të mbijetojë në këto realitete, krijimi i alteregos sipas parametrave botërisht të pranuar, ishte shndërruar në normë. Ruajtja e identitetit vetanak, pohimi i të vërtetave ishte thuajse i pamundur.
***
Pikërisht në këtë hulli duket se po ecin edhe zhvillimet politike shqiptare. Ke përshtypjen sikur gjithkush, në të gjithë aktivitetin e tij politik, përgatitet për një gjendje të dytë. Kështu, drejtuesit politikë, nuk duken të shqetësuar as për përpilime tezash politike, as për fuqizime strukturash jetike për demokracinë, madje më shumë sesa kaq, shumë prej tyre duket të jenë të përfshirë më së shumti në përgatitjet pikërisht për atë fazë të dytë, fazën "post". Kështu, në PD po flitet ka kohë për situatën në këtë parti pas Berishës. Kur analizohet aktiviteti i Presidentit, duket se analistët janë më të preokupuar jo se si po i përmbush ai detyrimet kushtetuese, por se ç‘do të bëjë pas Presidencës. Ndërkaq, duke pasur parasysh se edhe këto zgjedhje politike do të jenë një "sprovë" (ia tha para ca ditëve edhe Hilari Berishës), një sy normal e ka për detyrë të gjykojë pikërisht nën këtë kënd edhe këto rezultate sondazhesh.
Në PS duket se janë të "zënë" me përgatitjet e alibive për fazën postzgjedhore. Në rast humbjeje, Rama do të justifikohet duke ia faturuar rezultatin largimit të Metës (kokëngjeshësia për të mos pranuar këshillën e shumëkujt për të gjetur një mundësi bashkëpunimi parazgjedhor flet haptazi për këtë), heshtjes së Nanos (në pamundësi për ta akuzuar për tjetër gjë) apo sabotazhit të atyre që i ka përqark dhe që kanë një lidhje me të kaluarën e kësaj partie. Po ashtu, në pozicion alibik janë edhe të tjerë drejtues të kësaj partie. Deklarimet e shumë prej tyre se këto zgjedhje janë zgjedhjet e Ramës dhe prova për Ramën, dëshmojnë pikërisht këtë realitet alibik që përmendëm më sipër. Heshtja e kësaj partie pas shpalljes së rezultateve të sondazhit, dëshmon se një tjetër alibi po përgatitet në kulisat e partisë. A ka për të qenë një sondazh tjetër? Koha do ta tregojë.
***
E, duke pasur parasysh këtë gjendje alibike, logjikshëm lind pyetja: a do të përdoren (keqpërdorën) këto shifra të pretenduara për të justifikuar masakrën elektorale të radhës?