Unë isha zëdhënëse e qeverisë
Enis Sulstarova më nxiti të reagoj pas dy vitesh. Nuk shkroi shumë, por zbuloi shumëçka. Duke i dhënë përgjigje njërës prej pyetjeve të mia të shumta lidhur me ngjarjet e 10 shkurtit 2007. Në tekstin e tij të djeshëm, veçoj (citatin e gjeta në ‘Facebook‘, ‘dhuratë‘ nga një aktivist i ‘Vetëvendosjes‘): "Të pashlyeshme nga kujtesa janë fjalët e zëdhënëses së Kryeministrit të Kosovës, Ulpiana Lamës, se ndërhyrja e policisë së UNMIK-ut ishte proporcionale dhe profesionale. I bukur proporcionalizëm dhe profesionalizëm…". E thënë kësisoj duket sikur unë, Ulpiana Lama, kam qenë kryeministre e Kosovës. A nuk e di artikullshkruesi se zëdhënësi i qeverisë është përçues i politikave dhe vendimeve e jo politikëbërës e vendimmarrës? Vështirë e kam ta besoj, teksa hedh vështrimin mbi biografinë e tij dhe vërej se është djalë i shkolluar. Enisi, me apo pa dashje, më ka dhënë rëndësi shumë më të madhe nga ajo çfarë unë mendoj se e kam pasur, apo që e ka zëdhënësi i qeverisë në përgjithësi.
Ka megjithatë diçka që z.Sulstarova nuk e di dhe nuk ka si ta dijë, meqë informacionin rreth Kosovës e ka tangencial: Unë kam qenë e para dhe i vetmi individ që ka shprehur keqardhjen e thellë dhe të sinqertë për ngjarjet e atij viti. Edhe pse, për nga hierarkia dhe roli në ato zhvillime, do duhej të isha e fundit, pasi ndjesën ta kishin lypur, së pari shefi i UNMIK-ut, e pastaj me rradhë, udhëheqësi i ‘Vetëvendosjes‘, Presidenti, Kryeministri, komandanti i policisë etj. Shpreha keqardhjen e thellë, pasi deklarata ime, e një ore të hershme kur ende nuk kishte ndodhur gjëma, - ose kur ata fare pak njerëz në Qeveri, të cilët kishin pasur mirësinë dhe kulturën t‘i mbanin telefonat hapur e të punonin atë ditë nuk kishin informacion, -kishte lënduar ndjenjat e të afërmve të dy viktimave! Ky ishte incidenti im fatkeq në atë rrëfim të madh dhimbjeje kolektive: një deklaratë, e cila m‘u nxor tërësisht jashtë kontekstit duke u (keq)përdorur për ditë të tëra, edhe pasi në dritë kishin dalë fakte të reja e makabre. Më duhet ta pranoj, z.Sulstarova se nuk isha në gjendje të parashikoja që do të kishte përleshje, që do të vriteshin njerëz. Dështova të jem orakull. Nëse ju mendoni se këto janë detyrat e zëdhënësit të qeverisë, atëherë vazhdoni gjykomëni.
Përsa ma më takon, kam shumë pyetje dhe ende asnjë përgjigje lidhur me 10 shkurtin: A ka pasur dijeni ndokush se ç‘do të ndodhte atë ditë? A ka qenë ajo situatë nga ato momente kur, siç njihet në literaturë, pushon së ekzistuari pushteti civil dhe vepron vetëm ai ushtarak?
Ndërkaq, sot, falë jush, më duket se zbulova një fragment rebusi. Duket se ka një arsye të fortë pse emri im vazhdon të asociohet me 10 shkurtin: me gjasë, ai duhet të përdhoset, në mënyrë që të lartësohet emri i drejtuesit të "Vetëvendosjes‘. Ndjeni se miku juaj, drejtuesi i ‘Vetëvendosjes‘, nuk pati kurajën të pranojë se ai organizim i doli tërësisht jashtë kontrollit dhe, se qoftë për këtë, do duhej të mbante pjesën e vet të përgjegjësisë? Shqetësoheni se, nëse njëherë do të kapej në faj, dishepujt do nisnin ta shihnin liderin si qenie të gabueshme, do fillonin të dyshonin në pagabueshmërinë e aksioneve që ai propozon, e për rrjedhojë, nuk do t‘ia ofronin verbërisht bindjen dhe shërbimet?! Sepse, nxitimi dhe këmbëngulja për të më bërë ‘tabelë qitjeje‘ - e këtu përdor një togfjalësh të dashur për ju, nga ç‘më rezulton prej shkrimeve tuaja të mëhershme, - më ngjan me një rrekje për transferim faji. Shtoji kësaj faktin që unë përbëj një tabelë të shkëlqyer qitjeje: nuk kam ndonjë formacion politik pas vetes, ndërkohë që kam provuar se i përballoj me dinjitet dhe stoicizëm goditjet. Prej këndej, edhe gjithë ajo stuhi sulmesh të egra në javët e muajt që pasuan 10 shkurtin, për të cilat ndoshta nuk jeni plotësisht në dijeni…
Theksoj, nuk kam asgjë personale me drejtuesin e ‘Vetëvendosjes‘; e kam zakon të merrem me idetë e jo me individin. Shkurt, nuk e konsideroj armik atë - edhe sepse vërtet besoj se në disa raste, punët që ai i ka bërë i kanë shërbyer kauzës sonë të përbashkët.
Bashkohem në shumicën e vëzhgimeve që ju bëni rreth UNMIK-ut. E nuk di për ju, por unë jam aq e re sa të mos e kem humbur shpresën se e ardhmja mund të jetë më e mirë e, në këtë pikë, u mëshoj fort rrugëve institucionale; dhe aq e vjetër sa të mos besoj në shpëtimtarët e rremë, ‘heronjtë‘ romantikë të së majtës anarkiste, të cilët e kalërojnë zemërimin e turmave sa herë që ai grumbullohet, pa ofruar zgjidhje të njëmendëta. Në qoftë ky dallimi mes nesh, atëherë le të vazhdojë të ekzistojë ai dallim!