Berisha mbledh qeverine Viti 2015 me objektiva te realizuara

Menjehere pas kthimit nga SHBA Kryeministri Sali Berisha beri nje ekspoze te gjitha takimeve te realizuara me personalitet boterore gjate samitit te 6-te te Asamblese se OKB-se. Shumica e objektivave qe ka pasur Shqiperia per ne BE i ka realizuar por jo perfundimisht. Keshtu deklaroi Kryeministri Sali Berisha ne nje mbledhje qeverie ku analizoi zhvillimet e sesionit te OKB-se samiti i kushtuar objektivave te zhvillimit si dhe takimet qe pati gjate ketij samiti me personalitete te shquara nga Evropa SHBA Afrika Azia. Kryeministri theksoi se ne kete samit u be analiza e realizimeve te te gjitha vendeve ne permbushjen e objektivave te mijevjecarit objektiva ambicioze te cilat brenda vitit 2015 duhet te realizohen. Nder objektivat me kryesore sipas tij kane te bejne me pergjysmimin e krizes ekonomike shkollimi sherbimi shendetesor lufta kunder terrorizmit te cilat jane tashme objektiva te mijevjecarit dhe me fisniket. Kryeministri shtoi se samiti ishte nje rast i shkelqyer per tu takuar me kolege e udheheqes dhe kjo per te vetmen arsye per te realizuar keto takime te shkurtra per te marre mbeshtetjen konstante ne realizimin e objektivave.
Nje nder ceshtjet me kryesore ishte edhe njohja e pavaresise se Kosoves. Por Berisha nuk la pa permendur edhe zgjedhjet lokale per te cilat i ka propozuar edhe opozites per cdo ndryshim ne Kodin Zgjedhor.