E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Topi: Tani duhet një klimë e qetë politike

TIRANE-Presidenti Bamir Topi vlerësoi sot nga Turqia se një klime e qetë politike në vend do ishin primare në një moment kur vendi pret të marrë statusin për vendin kandidat për në BE.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar shqiptar u pritën sot dhe nga Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.
Sic bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, në këtë takim kreu i shtetit shqiptar, Topi theksoi se “një klimë e qetësuar dhe e stabilizuar politike në vend, po ashtu dhe një bashkëveprim dhe koherencë e vendimmarrjeve të rëndësishme në këtë kuadër, do të ishin primare në këtë situatë, kur vendi ynë pret të marrë statusin e vendit kandidat për në BE”.
Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vuri në dukje se i takon klasës politike shqiptare që të reflektojë më tepër në këtë situatë duke parë dhe vendosur si prioritare në axhendën politike dhe interesat madhore të qytetarëve shqiptarë, sot e për të ardhmen”.

Nga ana e tij Kryeparlamentari turk vuri në dukje se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit politike në Shqipërinë mike e fqinje me dëshirën e mirë për një finalizim pozitiv të aspiratës integruese të shtetit dhe të popullit shqiptar, duke vlerësuar dhe rolin institucional të Presidentit Topi në këtë drejtim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›