E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Turqi. Gyl: Shqipëria, aleati ynë në Ballkan

ANKARA-Presidenti shqiptar Bamir Topi nga kryeqyteti turk Ankara vlerësoi sot në shkallën më të lartë marrdhëniet e Shqiërisë me Turqinë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun turk, Abdullah Gyl, Topi theksoi marrdhëniet shumë të mira ekonomike e politike mes dy vendeve. Te njejtat vleresime, por per Shqiperine u shprehen me pas dhe nga ana e Presidentit turk, Gyl.

“Për ne Turqia është partner i rëndësishëm në rajonin ballkanik dhe më gjerë”, tha Topi.
Më tej kreu i shtetit shqiptar theksoi mbështetjen që Turqia ka dhënë për Shqipërinë në NATO.
“E kam të fresktë Nëntorin kur Gyl nënshkroi para meje protokollin që i jepte mbështetje Shqipërisë për NATO.
Ne sot jemi së bashku ne aksione të shumta ushtarake dhe forcat komando shqiptare krahas ushtarëve të Turqisë janë së bashku në misione paqeruajtëse”.

Topi theksoi se përvec marrdhënieve shumë të mira tregtare mes dy vendeve është dhe një anë tjetër, ajo sociale ku përmendi shkollat e spitalet turke në Shqipëri.
“Në Shqipëri kemi spitale, universitete e shkola turke, shkolla
ne inkurajojmë që ato të shtohen”.

Më tej Topi tha se Shqipëria i është mirënjohëse Turqisë dhe për mbështetjen që dha në njohjen e shtetit të Kosovës.
“I jemi mirënjohës Turqisë për mbështetjen e vecantë që ka bërë për njohjen e Kosovës sepse Kosova është sot vendi që nuk ofron destabilitet në rajon, por vendit që ofron stabilitet në Rajon”.
Nga ana e tij, edhe Presidenti Gyl u shpreh në konferencën për shtyp rreth marrdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Sipas Gyl, Shqipëria është aleati i Turqisë në Ballkan.

Takimi kokë me kokë
Pak para konferencës mes dy Presidentëve u zhvillua një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi mes delegacioneve respektive, bisedime të cilat u zhvilluan me kryesinë e Presidentit Topi dhe Presidentit turk, Gyl.
Gjatë bisedave u vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë, miqësia dhe lidhjet tradicionale, historike, kulturore midis dy popujve tanë, si dhe u shpreh interesimi i përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm reciprok në të gjitha aspektet, sidomos në fusha me rëndësi për zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik të dy shteteve dhe popujve tanë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›