Integrimi, Topi merr mbështetjen e Danimarkës
TIRANË- Kreu i Shtetit Bamir Topi, priti sot ambasadorin danez në Tiranë Karsten Jensen, me rastin e marrjes së Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian nga ana e Mbretërisë së Danimarkës.
Gjatë takimit presidenti Topi vlerësoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është objektivi kryesor i politikës së jashtme shqiptare që synon të përmbushë aspiratën e shqiptarëve, ndaj kërkoi angazhim maksimal të shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij dhe një bashkëpunim intensiv me Presidencën daneze dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë.
“Objektivi ynë është përshpejtimi i procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë dhe ne shpresojmë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian brenda këtij viti, pasi të kemi plotësuar kriteret e duhura, ku më kryesori është dialogu dhe bashkëpunimi politik institucional.” – theksoi Presidenti Topi.
Nga ana e tij ambasadori Jensen i rikonfirmoi kreut të shtetit mbështjen e vendit të tij, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin kandidat.
“Mbretëria e Danimarkës do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në përpjekjet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke uruar që Shqipëria të arrijë ta marrë e ta meritojë statusin e vendit kandidat dhe do të ishte një gjë shumë e mirë sikur kjo të ndodhte në këtë vit të njëqindtë të pavarësisë së saj.”,-u shpreh ambasadori danez.
(el.me/BalkanWeb)