Kriza, Merkel takon sot shefen e FMN-së
BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet sot në Berlin me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Llegard.
“Ky është një takim joformal. Shkëmbim joformal i mendimeve”, ka thënë zëdhënësi i kancerlares, Shtefan Shejbert, duke bërë të ditur se dy zyrtaret nuk do të dalin në konferencë për media.
Takimi me Llegardin është në mesin e shumë të tjerëve që Merkel po zhvillon në fillim të këtij viti, në një kohë që Evropa përpiqet të dalë nga kriza financiare.
Të hënën ajo ka takuar presidentin francez, Nikolas Sarkozi, për të diskutuar mënyrat e kapërcimit të kësaj krize.
(ma.ar/rel/BalkanWeb)