E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova pranon mbishkrimin, por jo rezolutën 1244

PRISHTINË- Kosova gjatë prezantimeve të veta në nisma regjionale e ndërkombëtare do të mbajë emrin e vet, por nën të do të ketë një ndrshkrim për të cuilin do të bihet dakort në raundin e ardhshëm të dialogut me Serbinë.

Koha Ditore raporton se është përmbajtja e këtij mbishkrimi që mban të bllokuar raundin e radhës të dialogut.

Ndërmjetësuesi Robert Cooper dhe shtetet mbështetëse të dialogut në Bruksel po kërkojnë me ngulm që Kosova dhe Serbia në raundin e ardhshëm të merren vesh për formulën që do të mundësonte përfaqësimin e Kosovës në nisma rajonale e ndërkombëtare pa u penguar nga Serbia.

Qeveria e Kosovës, sipas burimeve ndërkombëtare, është pajtuar në parim që Kosova të përfaqësohet me emrin e saj dhe më një mbishkrim, ku do të shkruhej se “nuk ka paragjykime të qëndrimit të shteteve ndaj statusit”, por Serbia nuk po bën  kompromis.

Ndërkohë, pala serbe vazhdon që të insistojë që mbishkrimi të mbajë përshkrimin “Sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›