Akropoli të jepet me qira, propozim i deputetit grek
ATHINE - Kriza ekonomike në Greqi po prodhon lloj lloj idesh për mënyrën sesi vendi mund të shpëtojë prej saj.
Një propozim i tillë vjen nga deputeti i partisë Demokracia e re, Gerasimos Giakoumatos.
Në një intervistë radiofonike, Giakoumatos tha se duhet parë mundësia që Akropoli apo vende të tjera arkeologjike të Greqisë, të jepen me qira në individë të ndryshëm për të fituar kapital e për të mbushur arkën e shtetit.
I pyetur nga radio Hapi, në qoftë se kjo gjë është poshtëruese për Greqinë, z. Giakoumatos tha se poshtëruese është të lypësh para nga jashtë ose të shohësh turistët, që vijnë nga Kina apo nga Finlanda për të parë Akropolin dhe e gjejnë atë të mbyllur.
"Në vend që të shkurtojmë pagat dhe pensionet, më mirë të japim me qira Akropolin dhe të tjera objekte arkeologjike, duke lënë pas nostalgjitë e së kaluarës dhe duke para përpara të ardhmen e vendit tonë", tha Giakoumatos. Deputeti theksoi se nuk bëhet fjalë për shitje. “Gjithcka të kryhet nën mbikqyrjen e shtetit”, tha ai.
Ky propozim vjen në një kohë kur klima në raportet mes Greqisë dhe huadhënësve të saj, nuk është edhe aq pozitive. Në Athinë pritet me ditë ardhja e Trojkës për negociata të reja, ku do të kërkohen ndërhyrje të fuqishme në sektorin privat, si ulja e pagës minimale dhe shfuqizimi i pagës së 13 dhe 14 në këtë sektor, shkurtime pensionesh suplementare, largime të tjera nga puna, masa të reja kundër evazionit etj.
Para se të mbërrijë në Athinë, Trojka ka dhënë mesazh të qartë, se nëse nuk ka përparim në zbatimin e angazhimeve të ndërmarra nga qeveria, atëherë nuk do të shkohet drejt lëvrimit të këstit të gjashtë, ende “të ngrirë”.
Në këto kushte, Papadhimos po merr kontakte me liderët politikë, në mënyrë që të marrë prej tyre mbështetjen për masat e kërkuara, pasi sic u shpreh vetë disa ditë më parë, nëse këto masa nuk zbatohen, vendi do të falimentojë.
Nga ana tjetër, FMN apo partnerë të tjerë financarë kanë deklaruar se Greqia nuk ështe e aftë të rregullojë financat dhe është i nevojshëm një reduktim i mëtejshëm i borxhit grek. Sipas kreut të këshillit shkencor të ministrisë gjermane të Financave, Greqia është tashme e falimentuar dhe thjesht duhet të deklarojë pamundësine e saj për të shlyer borxhet e veta.