Al Asad: Ndërkombëtarët përpjekje të destabilizojnë Sirinë
SIRI- Presidenti sirian Bashar al-Assad po mban një fjalim të rrallë publik lidhur me protestat dhe gjakderdhja në vend.
Gjatë fjalës së tij, Asad akuzoi fuqitë rajonale dhe ato ndërkombëtare se po përpiqen të destabilizojnë Sirinë. Në këtë fjalim, Asad po flet për zhvillimet e brendshme dhe ato rajonale por pa dhënë shumë detaje.
E ndërkohë vazhdon dhuna në vend, pavarësisht prani8së së vëzhguesve të Ligës Arabe që kanë si objektiv mbikqyrjen e një plani paqësor për ti dhënë fund dhunës.
Por, opozita siriane akuzon misionin se po shërben më shumë për të fshehur shtypjen gati 1 vjeçare të protestave kundër Asad. Ky është fjalimi i parë publik i presidentit të Sirisë që nga qershori i vitit të kaluar.
(el.me/news24/BalkanWeb)