E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prammer ne Kuvend Austria mbeshtet integrimin e Shqiperise

Austria, përmes kreut të Parlamentit të saj, Barbara Prammer, shpreh angazhimin e plotë në mbështetje të marrjes së statusit kandidat në BE nga Shqipëria dhe hapjes së negociatave për anëtarësim. Përmes një adresimi para Kuvendit të Shqipërisë, menjëherë pas takimit që pati me homologen shqiptare, Jozefina Topalli, kryetarja e Parlamentit austriak, apeloi për përmbushjen e asaj që cilësohet si masa kritike e 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian, në mënyurë që miqtë e Shqipërisë të kenë argumenta të forta kundër plogështisë së zgjerimit, siç u shpreh, ajo.

Por për këto reforma është i nevojshëm një parim kryesor, kompromisi, dhe zonja Prammer ftoi politikën shqiptare që të ndjekë shembullin austriak në këtë drejtim, në përmbushje të interesit kombëtar

Gjatë fjalës së saj, zonja Prammer evokoi marrëdhëniet historike të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë, si ato në aspektin arsimor, kulturor, por edhe atë ekonomik, ku kompani të mëdha austriake po investojnë në Shqipëri. Shembuj konkret jane Hidrocentrali i Ashtës që inaugurohet të martën, dhe bashkëpunimi austriako norvegjez në ndërtimin e Kaskadës së Devollit. Ndërkaq zonja Prammer premtoi se Parlamenti austriak do të miratojë në mes të tetorit marrëveshjen që po përgatitet për marrjen e përkohshme të përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, në mënyrë që ato të mbërrijnë në kohen e duhur në Tiranë për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›