E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi Vasili Partite jo marreveshje te fshehta

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkon që partitë politike të mos bëjnë marrëveshje të fshehta në këmbim të integrimit të Shqipërisë. Ofertat e fundit të socialistëve duke kushtëzuar votën në parlament kanë marrë përgjigje nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Vasili thotë se duhet pakt kombëtar për Integrimin dhe opozita dhe maxhoranca duhet të punojnë për të.
 
“Pakti kombëtar për integrimin nuk mund të jetë në asnjë rast një mundësi për realizimin e interesave të ngushta partiake, për vendosjen e kushteve të njëanshme, nuk mund të jetë mundësi për realizimin e interesave të ngushta të individëve apo për kontrollin e njëanshëm politik të institucioneve. Nuk mund të jetë gjithashtu edhe mundësia e zëvendësimit të veprimtarisë kushtetuese dhe shtetit ligjor, me marrëveshje politike që dalin mbi to dhe që synojnë realizimin e shtetit të partisë në vend të shtetit ligjor, të drejtë, të barabartë për të gjithë shtetasit pavarësisht preferencave politike apo ideologjike të tyre”, tha Vasili.

LSI u drejtohet partive në Kuvend të japin votën dhe të bëjnë detyrën e tyre në lidhje me 12 kushtet që BE i ka vendosur Shqipërisë.  Si forca e tretë politike, LSI ka qenë ndër të parat parti që ka kërkuar ndërtimin e një pakti kombëtar për integrimin.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›