E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo kushte nga opozita Tavo Papergjegjshmeri politike

Papërgjegjshmëri politike e konsideron nënkryetari i kuvendit, kushtëzimin e votës për ligjet me shumicë të cilësuar me rregulloren e parlamentit nga ana e PS-së. Vangjel Tavo shprehet se kjo forcë po cënon integritetin kombëtar , kundrejt atij personal.

“Nëse do të vinim në balancë integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian me ndryshimin në rregullore, do ta quaja papërgjegjshmëri politike sepse nuk mund të vihet kusht ndryshimi i rregullores dhe mesa di unë ndryshimet që kërkohen në rregullore janë ndryshime të karakterit teknik, se kur do të jetë diskutimi 5 minutësh që i themi ne, në fillim apo në fund të seancës dhe të diskutosh dhe të vësh, të krahasosh ndryshimin në rregullore, ose ta vësh kusht ndryshimin e rregullores me kushtin e integrimit është një gjë aq e vogël”, tha Tavo.

Krahas rregullores, selia rozë propozoi një paketë me 10 pika pa miratimin e të cilave nuk do të votonte asnjë nga ligjet që kërkojnë 84 vota. Ndërkohë opinioni i BE-së për statusin e vendit kandidat pritet të dalë në 12 tetor.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›