E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku Rinia fidane ne vend te betonit

1 mijë metra katrorë beton kthehet në hapësirë të gjelbër. Kjo ndërhyrje e Drejtorisë së Gjelbërimit, pranë Bashkisë së Tiranës u krye pranë Parkut Rinia. Drejtori i gjelbërimit, Arben Rusi thotë se dhe në ditët në vazhdim çdo vend publik i zaptuar nga ndërtimet informale apo i kthyer në parkime për automjete do të gjelbërohet në shërbim të qytetarëve.

“Siç e shikoni, prapa nesh ndodhet një sipërfaqe që deri dje ka qenë e betonizuar. Është një sipërfaqe prej 1 mijë metra katrorë dhe sot është një sipërfaqe e gjelbër. Përfitoj nga rasti të bëj thirrje që të sensibilizohen të gjithë ata që kanë zënë sipërfaqe të gjelbërta sepse të gjitha këto nga beton do të kthehen në lulishte”, tha Rusi.

Pranë parkut Rinia u mbollën afro 50 fidanë dhe do të vendosen e stola për të pushuar kryeqytetasit. Më herët, kjo sipërfaqe përdorej për parkimin e automjeteve.

Julia Bardhushi

Azhornuar së fundi ( e diel , 25 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›