E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, ambasadori i Danimarkës: Shqipëria po bën dy hapa pas

Ambasadori Jensen: “Mund të them se Shqipëria nuk është duke e konsideruar integrimin seriozisht. Mund të them se shikoj një hap përpara dy hapa mbrapa. Ndonjëherë edhe hapa anash, që shpesh merren si një hap prapa...”

TIRANË Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës Karsten Ankjaer Jensen nuk është aspak optimist për integrimin e Shqipërisë në BE. I ftuar në emisionin “Ëake Up” në TCH, ambasadori danez ka deklaruar se dera e BE-së për Shqipërinë është e mbyllur sa kohë nuk realizohen reformat e kërkuara."... mund të them se Shqipëria nuk është duke e konsideruar integrimin seriozisht. Mund të them se shikoj një hap përpara dy hapa mbrapa. Ndonjëherë edhe hapa anash, që shpesh merren si një hap prapa. Kërkoj ndjesë që jam kaq i hapur dhe i drejtëpërdrejtë pasi mendoj se shqiptarët duhet ta dinë dhe ta kuptojnë gjendjen e punëve. Kjo është trishtuese të thuhet pasi duke parë edhe rajonin, përshembull Kosova duket se është më e përqendruar drejt ecjes përpara në integrimin europian. Fatkeqësisht kjo nuk po ndodh në Shqipëri",- u shpreh ambasadori Jensen.

I pyetur se çfarë nduhet të ndryshojë në politikbërjen aktuale me qëllim realizimin e reformave integruese, ambasadori Jensen u përgjigj: "Do të preferoja mos t'i hyja diskutimit se kush duhet fajësuar. Mesazhi kryesor duhet të jetë, se çfarë nevojitet të ndryshojë është politika dhe gjithcka që e rrethon apo mënyra sesi politika ndërtohet në Shqipëri. Kjo mënyrë nuk është në përputhje me atë që BE-ja i kërkon Shqipërisë në lidhje me integrimin. Nga ana tjetër, mendoj se populli shqiptar punon shumë për të përmirësuar jetën e tyre dhe të familjeve. Këta janë ata që po punojnë për ecjen përpara të Shqipërisë drejt BE-së. Kjo nuk mjafton. Politikanët duhet të bëjnë punën e tyre. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk është duke ndodhur dhe vërej se nuk ka ndodhur gjatë afro tre vjetëve, që unë jam në Shqipëri. Dhe për sa kohë kjo nuk do të ndodhë, pasojat do të jenë evidente me mbyllje të derës për në BE. Por populli shqiptar nuk e meriton këtë pasi ata janë europianë në zemrat e tyre".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›