Integrimi dhe incidentet ndëretnike, bisedat mes Topallit, Thaçit, Ahmetit në Shkup
MAQEDONI- Procesi i integrimit, sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia, bashkepunimi ekonomik dhe incidentet nderetnike se fundi me pasoje dhunimin e shume shqiptareve kane qene temat kryesore të takimeve që kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka zhvilluar me liderët e dy partive politike shqiptare në Maqedoni.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se Topalli ka shfaqur gatishmërinë që Tirana të ndihmoj sa i takon anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka theksuar se ngecjet në procesin e integrimit paraqesin sëmundje që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në të gjitha çështjet e tjera të hapura në Maqedoni.
Biseduam për shumë çështje të brendshme të Maqedonisë, Shqipërisë dhe regjionit, i dhashë vlerësimet e mia për trendet negative në Maqedoni, tha Menduh Thaçi, duke theksuar se problem i madh mbetet bllokimi i procesit integrues.