E Diel, 1 Nëntor 2026

Birmani, disidentja Aung San Suu Kyi fitoi zgjedhjet

Liderja për demokraci në Birmani, Aung San Suu Kyi, mbajtur deri disa muaj më parë në burg apo në arrest shtëpie për 22 vjet nga junta ushtarake birmane, ka fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ajo e ka vlerësuar si epokë të re fitoren bindëse të partisë së saj në zgjedhjet e para të lira, pas disa dekadave të sundimit nga junta ushtarake. Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1991, Suu Kyi, ka deklaruar se partia e saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci, ka fituar shumicën e ulëseve në Parlament. Sipas tyre, 44 prej 45 vendeve në Parlamentin e këtij vendi. Këto ishin zgjedhjet e para prej se qeveria civile e mbështetur nga ushtria e Birmanisë mori pushtetin para një viti. Në vitin 1990, Lidhja Kombëtare për Demokraci pat arritur fitore bindëse, por ishte bllokuar nga ushtria për ta marrë pushtetin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›