Integrimi e zgjedhjet,PE diskuton për Shqipërinë
TIRANË- Parlamenti Europian diskuton sot per integrimin e Shqiperise ne BE.
Kuvendi i Shqipërisë perfaqesohet atje me 14, te cilet do jane te pranishem ne raundin e parë takimeve të Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE-së.
Sipas axhendës, në rend të ditës do të jetë diskutimi mbi progres-raportin që do të miratohet në muajin tetor dhe përmbushja e 12 kërkesave që Komisioni Europian i ka parashtruar Shqipërisë si detyra për integrimin.
Delegacioni shqiptar përbëhet nga 7 përfaqësues të mazhorancës dhe 7 të opozitës. Pritet që përpos temës qëndrore të takimit, të diskutohet edhe për situatën paszgjedhore në vend, për të cilën shumë herë kanë apeluar ndërkombëtarët për mbyllje të procesit në respekt të shtetit ligjor.