Vrasja në Bllok, pistë kryesore, sherri për kromin
UPDATE- Perplasja per kromin dyshohet te jete shkaku i vrasjes se mbremshme ne zonen e ish bllokut ne Tirane.
Policia e kryeqytetit ka zbardhur sot detaje lidhur me vrasjen e 32-vjeçarit Nadien Zeneli dhe plagosjen dy personave te tjere, Taf Madrit dhe Bledar Mihas, teksa ishin ne nje lokal ne qender te Tiranes.
Pas hetimeve, policia ka bere me dije se pista kryesore ku ehste perqendruar hetimi eshte një përplasje e mundshme mes viktimës dhe autorit të ngjarjes për kromin, pasi 32-vjeçari rezuton te ishte pronar i një firme kromi në Bulqizë.
Por, megjithekete nuk jane perjashtuar edhe te tjera pista, ndaj sipas policise hetimet jane ende duke vazhduar. Aktualisht thuhet se dy te plagosurit nuk kane lidhje me ngjarjen dhe jane ‘viktima’ te rastesishme.
Ngjarja
Krimi ndodhi ne oret e mbremjes ne Tirane. Nje person rreth 25 vjec, sipas deshmitareve rreth 1.80 i gjate, veshur me bluze te bardhe e pantallona te zeza ka hyre ne lokal dhe ka shtene ne drejtim te Nadien Zenelit.
Po sipas policisë, Zeneli dhe dy te plagosurit kane qene te ulur ne lokal, ndersa autori i vrasjes u eshte afruar dhe ka qelluar mbi ta.
Dy të plagosurit, të cilët janë identifikuar nga policia si Taf Mandri, 23 vjeç dhe Bledar Miha janë transportuar menjëherë për në Spitalin Ushtarak, ku pas ndihmës se parë jane jashte rrezikut per jeten.