E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Bachman, kandidatja e parë për presidente

Ligjvënësja republikane amerikane, Michele Bachmann, është femra e parë që ka paraqitur pjesëmarrjen në garën për president të Shteteve të Bashkuara.

Këtë paraqitje ajo e bëri gjatë debatit të parë të kandidatëve republikanë, që u mbajt mbrëmë vonë në New Hampshire. Me këtë rast zonja Bachmann tha:

Sot i plotësova letrat për të synuar zyrën e presidencës së Shteteve të Bashkuara. Pra unë shumë shpejtë do ta bëjë edhe shpalljen formale, tha Michelle Bachmann.

Thuhet se ajo ka lidhje me lëvizjen ultra-konservatore, Tea Party.  Republikanja Bachmann ka zgjuar interesim te mbështetësit me dënimet e shpeshta të politikave të presidentit Barak Obama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›