E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi europian dhe bashkëpunimi dypalësh, Hasani takime me parlamentarë suedezë dhe gjermanë

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Kryetari i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një sërë takimesh të rëndësishme me kolegë nga Riksdagu suedez dhe Bundestagu gjerman.

Gjatë takimeve u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbi çështjet kyçe të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku u theksua dinamika aktuale e negociatave, reformat prioritare dhe sfidat e përbashkëta.

Hasani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë dhe Gjermanisë në rrugën europiane të vendit, duke theksuar rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me partnerët strategjikë për të avancuar procesin e integrimit.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›