E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje sot dhe nesër, IGJEO: Rrezik i shtuar për përmbytje në lumenjtë Drinos dhe Bistricë

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Disa zona të vendit janë përfshirë nga reshje shiu. Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot pasdite dhe nesër do të ketë reshje me intensitet të lartë.

IGJEO bëri të ditur se “në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara”.

Gjithashtu sipas IGJEO-s, “rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë dhe në lumenjtë Drinos dhe Bistricë”.

Intensiteti i lartë i reshjet në ditët në vijim do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosa.

“Sot pasdite (e martë, datë 18) dhe nesër (e mërkurë, datë 19) priten reshje shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata”, njoftoi IGJEO.

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

1 nga 2

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›