E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi evropian: Rruga rrezikon të jetë akoma e gjatë për ShqipërinëNga Déborah Grbac, Courrier des BalkansA do të mund të fryjë një puhizë pranverore për vendet e Ballkanit perëndimor që kanë për ambicie t’i bashkohen Evropës? Mali i Zi që kishte

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Integrimi evropian: Rruga rrezikon të jetë akoma e gjatë për ShqipërinëNga Déborah Grbac, Courrier des Balkans

A do të mund të fryjë një puhizë pranverore për vendet e Ballkanit perëndimor që kanë për ambicie t’i bashkohen Evropës? Mali i Zi që kishte paraqitur kërkesën e tij për pranim më 15 dhjetor të 2008 mundi të marrë pëlqimin katër muaj më pas, më 23 prill të këtij viti, në Këshillin e Bashkimit Evropian pas vlerësimit të COREFER II, Këshilli i përfaqësuesve të përhershëm të Bashkimit Evropian. Pasi hoqi dorë në një kohë më të parë, Shqipëria u kap nga puhiza e nisur nga fqinji i saj duke paraqitur kërkesën e saj për pranim në BE. Megjithatë, dy kandidaturat nuk janë mirëpritur njëlloj.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian janë prej kohësh në mot të ftohtë. Vështirësitë ekonomike, prania e një kriminaliteti të rrënjosur në vend dhe aktiv në të gjithë Evropën, niveli i lartë i korrupsionit, kuptuar këtu edhe skenën politike shqiptare, kanë shkurajuar BE t’i japë Shqipërisë statusin e një vendi demokratik, me institucione të qëndrueshme dhe me ecuri ekonomike të shëndetshme, ku është e pranishme konkurrenca dhe forcat e lira të tregut.

Më në fund ky shtet duhet të adaptojë “acquis communautaire”, domethënë tërësinë e legjislacionit që kërkon BE, rregullat e tij, zbatimin relativ të traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Nëse e njohim gjendjen reale të vendit, mund të kuptojmë për çfarë arsyesh mirëpritja e një lajmi të tillë nga ana e institucioneve të BE ka qenë e përzier.

Ndonëse Shqipëria ka paraqitur kandidaturën, rruga që do të ndiqet për të mbërritur te negociatat për pranim do të jetë e gjatë. Në këtë anë Shqipëria ngjan më shumë me Maqedoninë sesa me Malin e Zi. Tirana në të vërtetë ndan me Shkupin faktin e të pasurit të hapura për një kohë të gjatë marrëdhëniet me BE. Në 1999, me rastin e samitit të Sarajevës, u ngrit Pakti i Stabilitetit për Evropën juglindore e po kështu edhe procesi i stabilizimit dhe i asociimit.

Në atë kohë studime të caktuara u nisën për të hapur negociatat dhe për të mbërritur te MSA me këto vende. Maqedonia e nënshkroi MSA që në 2002, në të kundërt Shqipëria e nënshkroi shumë më vonë dhe u kalua nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Tirana e nënshkroi më 12 qershor të 2006 dhe rrodhën tre vjet që ajo të mund të hynte fuqi më 1 prill të 2009.

A i përket vërtet Shqipëria Ballkanit perëndimor?

Formalisht Shqipëria është vend i këtij rajoni. Ky apelacion që është zëvendësuar në gjirin e BE me atë më gjenerik të Evropës së Juglindjes, i bazuar në formulën “5-1+1”, u përdor në samitin e Zagrebit në nëntor 2000. Kjo formulë i korrespondon pesë vendeve që dolën nga Jugosllavia, plus Shqipërinë që nuk ka qenë asnjëherë në Jugosllavi dhe minus Slloveninë, e cila është bërë anëtare e BE që në 2004. Megjithatë, brenda procesit të stabilizimit dhe asociimit, gjendja e Shqipërisë ka qenë kaq e veçantë, sa vendi u hoq nga vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Kjo të bën të mendosh se përkitja e saj ndaj këtij grupi është më shumë formale sesa thelbësore. Dhe kjo, jo vetëm për shkak të faktit se ajo nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ish-Jugosllavisë, por edhe për shkak të mënyrës se si u krye tranzicioni mes komunizmit dhe ekonomisë së tregut, një periudhë kjo e shënuar nga një krizë dramatike financiare dhe nga largimi i një pjese të mirë të popullsisë jashtë vendit. Shqipëria ka një histori krejt të veçantë dhe komunizmi i Enver Hoxhës nuk ka qenë i ngjashëm me atë të Titos.

Gjendja e Shqipërisë është e veçantë, për shkak të natyrës së procesit të stabilizim-asociimit të vënë në jetë së bashku me BE. Në fakt, MSA janë ngjizur nën kutin që të funksionojë në një vend dhe objektivat e vendosura janë të ndryshme për Shqipërinë apo për vende të tjera të Ballkanit perëndimor. Çdo vend ka pika të dobëta, mbi të cilat punohet. Shqipëria nuk duket se përparon me të njëjtin ritëm si fqinjët e saj mbi rrugën e pranimit.

Pritje e vakët nga institucionet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit është ai që ka marrë përgjegjësinë të bëjë një deklaratë zyrtare mbi kërkesën për pranim të Shqipërisë. Përtej retorikës klasike në lidhje me zgjerimin, si angazhimet mes vlerave dhe themelet e përbashkëta evropiane, është përparësor roli stabilizues i Shqipërisë në rajon ai që mban diskursin.

Gjithashtu u nënvizua që tashmë është koha që Shqipëria të demonstrojë aftësinë e saj për të ecur para, veçanërisht duke siguruar të drejtën dhe respektin për të gjithë. Mirëpo, është saktësisht kjo pika, e cila bart dyshimet e institucioneve. Sipas Olli Rehn, Shqipëria do të kishte bërë më mirë që, përpara se të bënte kërkesën, të çonte para reformat.

Frika e Brukselit është se mund të gjendet para vendeve si Bullgaria apo Rumania që sapo u futën në BE krijuan aq shumë probleme. Këtë herë për të shmangur rënien në një kurth të ri, BE do të tregohet shumë më e kujdesshme, pasi ajo ka nxjerrë mësime nga zgjerimi i 2007 dhe nga “trashëgimia e tij psikologjike”. Popujt e anëtarëve të vjetër të Bashkimit Evropian në të vërtetë do të kishin frikë nga integrimi i këtyre dy vendeve, se nuk do të ruheshin interesat e tyre. Shqipëria është pra kësisoj edhe një herë e vonuar, jo vetëm për shkak të limiteve të saj, por gjithashtu edhe për shkak të frikës së shteteve anëtare të BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›