Sandri, porosi doktorit të sulmojë BlushinNga Antena brenda familjesSandri dje ishte i çliruar tërësisht pas intervistës së doktorit në TV Klan. Gjatë gjithë ditës së enjte ishte i shqetësuar se si do dilte pjesa kur doktori do të fliste për Blushin.
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, porosi doktorit të sulmojë BlushinNga Antena brenda familjesSandri dje ishte i çliruar tërësisht pas intervistës së doktorit në TV Klan. Gjatë gjithë ditës së enjte ishte i shqetësuar se si do dilte pjesa kur doktori do të fliste për Blushin. E diskutuan gjatë dhe me Fevziun. Shqetësimi i parë i Sandrit ishte mos doktori tallej dhe merrej me atë punën e faksit te RD dhe ia zvogëlonte staturën si lider. Për këtë iu lut direkt.
- Doktor, ai Blushi më porositi. “I thuaj doktorit të thotë ç’të dojë, - tha, - vetëm të mos tallet…”
- Ashtu, hëëë, trembet se tallem ë? Jo mo s’tallem unë me të, po kam frikë se nuk e ka seriozisht. Po çfarë do ai të them unë?
- Po ja, tha: “Po të më sulmojë doktori, forcohem pak.” Bëji pak një sulm ti. Thuaj ndonjë të fortë.
- Po ç’t’i them atij, kam gjithë jetën që i them gjëra joserioze, çfarë gjëje serioze t’i them tani?
- Po ja, thuaj nuk bën, Rama është më i mirë, që ta kemi si argument. Se po i bëjnë presion, po i thonë shtyje luftën për në nëntor.
- Ashtu ë, hëëë, qenka trembur d.m.th. Mirë, mos e ki problem, i them nja dy fjalë unë, e di vetë ti, do ta mbështjell pak helmin me ndonjë fjalë të sheqerosur.
- Thuaj ç’të duash, vetëm shaje, kështu më tha.
- Pa merak. Sandër, kjo ka qenë një fitore e madhe. Na ka votu rinia Sandër. Gjithë të rinjtë më kanë votu mue, s’e kisha pritë kurrë këtë fitore.
- I madh je doktor! Po nga e kupton që të kanë votuar të rinjtë, se s’ke si e identifikon?
- Sandër, janë 100 mijë votues më shumë në Tiranë. ǒtë jenë këta, të rinj do jenë.
- Po në Tiranë ke humbur thellë doktor, çfarë të rinjsh të kanë votuar?
- Sandër, Tirana nuk është vetëm Blloku, vetëm Ali Demi, por dhe Paskuqani, Kamza, Bathorja, lumë votash kemi atje nga të rinjtë Sandër, aty janë shtuar votuesit.
- Ëhë, e kuptova, - tha Sandri. - Atje po, atje e kemi ngordhur fare.
- Ndonjë gjë tjetër çfarë ka Sandër?
- Asgjë doktor. Desha të vija pak me Fevziun të flisnim pak, se na pyesin njerëzit ç’do bëhet me këtë Metën. Se na e kanë ngjitur sikur jemi ne sekserë që ka ardhur ai. Na kanë thënë që kjo Jozefina nuk do të ikë nga Kuvendi dhe Meta është mërzitur. “Unë erdha, se më thirri doktori si xhentëlmen, - tha, - se po të jetë për Jozefinën, nuk vija.”
- Sandër, çfarë të dojë Iliri të marrë. Nuk kam problem me të mitë. Jozefina, Luli, Olldashi janë të gjithë gati t’i hapin rrugë.
- Po na thuaj ndonjë gjë o burrë se na çmende. Se na pyesin dhe njerëzit, se mendojnë se ne i dimë gjërat. Se hapin fjalë njerëzit, sikur ndërhyjmë ne. Fevziu thotë gjithmonë që s’dimë gjë, por s’na besojnë. Ju e bëni qeverinë, thonë. Madje dhe këta të tutë na kanë marrë inat. Ai Alibeaj nuk na foli sot, vetëm se ka thënë Fevziu: “Sa të jem unë gjallë, nuk bëhet ministër”. Këtu çfarë s’ndodh.
- Sandër, tani fjalë ka plot, por në fund vendosen gjërat. Unë do pyes dhe forumet, do mbledh kryesinë, do debatoj, por në fund do vendoset si të dojë Meta. Të jesh i sigurt për këtë.
- D.m.th., ti thua që kjo Jozefina dhe mund të lëvizë. Na thuj ndonjë gjë mo burrë, se na çmendi dhe ky Lul Basha. Bën sikur e pengojmë ne të kthehet ministër Transporti. Më thoshte dje: “Sandër, po u bëra prapë ministër Transporti, mos më lodh më me gropat e rrugëve, se do t’i kesh të gjithë të asfaltuara.” Se atëherë kur ishte, i bërtisje ti dhe ma hidhte mua. Thoshte: “Ti ia prish mendjen doktorit për gropat, kur kthehesh nga Golemi.”
- Sandër, të gjitha do bëhen, mos ki merak. Eja këtë fundjavë në Dhërmi me Fevziun dhe t’i diskutojmë më qetë këto punë. Hajt se ka vende plot.